4 cilindrat e makinës mafioze po punojnë me dy kandela, prandaj ish Presidenti, bën “djegie” të çrregullta...
Aty ku i vuri traun Altin Dumanit, tek palaçollëku dhe shërbimi ndaj mafies, tramvaji nuk ngjan të jetë tij, por i Bablokut.
Themi kështu, pasi Ilir Meta nuk mund të kalonte nga rruga automobilistike në shina metalike, pa u vënë re nga kryeministri që nuk po nxjerr zë.
Të gjithë janë bashkë, në dekovilin që largon vëmendjen nga familjet mafioze të Sali Berishës, Olsi Ramës dhe Ilir Metës, në momentet kur Altin Dumani vlerësohet si ‘eshka amerikane që ndez me të fërkuar’, dosjet që janë bërë gur në SPAK.
Dosje në SPAK ka për të gjithë, apo jo?!
Nëse është kështu, i bie që të përfundojnë me radhë para drejtësisë. Prandaj edhe inskenojnë konflikte banale, e tonelatat e drogës kalojnë doganat shqiptare në ngarkesat e bananeve.
Është vetë Babloku, kapoja i mafies, që herë kurdis Saliun e herë Ilirin, pasi të tërë njëherësh, mund t’i hapin “luftë” drejtësisë dhe Amerikës, se do të binin në sy.
4 Klanet Mafioze i kanë konsumuar kilometrat dhe nuk po ju lubrifikohen normal përzierjet e dollarëve nëpër injektorët antiamerikane, pasi gjithë fshati e ka mbushur skenën me vizatime, që lexohen si rrezik për shoqërinë.
Në Malin me Gropa, vozitësit dallojnë ende hijet e tankeve kundër ambasadores Yuri Kim, në katin e tetë të Saliut, “pelegrinët” kujtojnë hajdutin dhe vrasësin e demokracisë, nëpër Sarajet e Surrelit, ka diagrama në forma floriri apo xhevahiresh metaforike nga “le të lehin qentë, karvani i hajdutëve ecën përpara” e deri tek “SPAK-u nuk erdhi me avion, e bëmë ne dhe e denigrojmë po ne”.
Sedrën po e veshin mbi setrën e tyre.
Sulmi kamikaz kundër Altin Dumanit, nuk është prodhim i një të çmenduri si Ilir Meta, por i një psikopati si Edi Rama, që i kurdis me radhë kontrollet periodike kundër ligjit dhe vëmendjes së Amerikës, për t’i ofruar sa më shpejt fundin mafies së fshatit tonë./Pamfleti
Lini një Përgjigje