TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2024, 14:24

“Rinovohet” Foltorja, Gjin Gjoni, kreu i Departamentit të Anti-korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
“Rinovohet” Foltorja, Gjin Gjoni, kreu i Departamentit të
Gjin Gjoni /

Për shkak të lidhjeve me krimin e korrupsionin gjatë punës si gjyqtar e anëtar i KLD, Gjin Gjoni u detyrua të vetë- largohej nga sistemi i drejtësisë, 1 muaj para se të përballej me procesin e vettingut...

Pas marrëveshjes së Edi Ramës me Sali Berishën, PS ka bërë thirrje për “gjak të ri” dhe njoftoi ri-freskimin e strukturave; por dhe Foltorja ndaloi “revolucionin kundër narko- pushtetit”, ndryshoi drejtuesit qendror e shumë kryetarë në rrethe dhe po rinovon shefat e departamenteve.

Sipas informacionit, Zv/kryetari Gazmend Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, i kanë dërguar kryetarit “non- grata”, propozimin që Gjin Gjoni të emërohet Sekretar i Departamentit të Drejtësisë dhe Anti-Korrupsionit në ‘Foltore’.

Pas emërimit Kryetar i Foltores të rrethit të Lezhës, propozimi për postin Sekretar i Departamentit të Drejtësisë e Anti-Korrupsionit, është hapi i dytë, që i “famshmi” Gjin Gjoni, ka hedhur brenda pak ditësh drejt karrierës politike në kupolën e Foltores.

Pa asnjë dyshim, që futja e Gjin Gjonit në kupolën e Foltores, është vendim i Sali Berishës, si shpërblim ndaj tij për shërbimet në qindra procese gjyqësore e në ish-KLD, ndërsa Gazmend Bardhi e Flamur Noka kanë zbatuar urdhrin e shefit “non- grata”, duke bërë propozimin formal.

Pra, Gjin Gjoni do drejtojë dhe orientojë, linjat politike të programit të Foltores për drejtësinë e lufën kundër korrupsionit, ndërkohë që në sistemin e drejtësisë u fut nëpërmjet kursit të plepave, dhe pavarësisht se ishte 26 vite gjyqtar, ngeli ekzemplar deri ditën që iku.

Ndërsa si drejtues i departamentit anti-korrupsion, emërimi i Gjin Gjonit është ‘risi’, mbasi me çekiçin e gjyqtarit, ai siguroi pasuri të shumta, duke pushuar çështje penale për zyrtarë të korruptuar, për grabitje pronash, për vrasje, rrëmbime, gjobë vënie,  përdhunime, trafiqe droge, fëmijësh e femrash, me autorë të lidhur edhe me krerë të politikës.

Për shkak të lidhjeve me krimin e korrupsionin gjatë punës gjyqtar e anëtar i KLD, Gjin Gjoni u vetë-largua nga sistemi i drejtësisë, vetëm 1 muaj para se të përballej me procesin e vettingut.

Por pas daljes nga drejtësia, shefi i vjetër “non grata” e futi në politikë, duke e emëruar fillimisht kryetar të Foltores në Lezhë, ndërsa tani po e katapulton Sekretar të Departamentit të Drejtësisë e Anti-korrupsionit.

Ky afrim e katapultim i Gjin Gjonit, është shenjë e qartë, se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, “non grata” do ta kandidojë për deputet, të parin në listën e Qarkut të Lezhës./Pamfleti

gjin gjoni departaminti i antikorrupsionit

Lini një Përgjigje