
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në janar seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ankimoi vendimin e tre shkallëve të tjera të gjyqësorit që e lanë në “arrest shtëpie”. Edhe pse ai tashmë është liruar nga kjo masë, procesi vijon.
Berisha pretendon se i është shkelur e drejta kushtetuese. Sot ishte vendosur për mbajtjen e seancë së parë, por gjykata ka vendosur ta shtyjë për në 17 janar.
Berisha është marrë i pandehur nga SPAK nën akuzën e korrupsionit me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Po ashtu nën akuzë është dhe dhëndri i tij, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”. Pasi SPAK dërgoi për gjykim dosjen, gjykata e liroi Berishën nga masa e sigurisë.
Lini një Përgjigje