
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka lënë ambientet e Spitalit të QSUT, pasi kaloi natën nën vëzhgimin e mjekëve.
Gjekmarkaj ditën e djeshme u rrëzua përtokë pasi humbi ndjenjat gjatë protestës së organizuar nga opozita. Në momentet e para ndihma iu dha nga kolegët e opozitës dhe qytetarët, më pas deputeti u transportua me ambulancë për në spital.
Kjo ngjarje nxiti akuza dhe reagime të ndërsjellat mes PD-së dhe policisë. PD-ja pretendon se Gjekmarkaj është goditur nga efektivët e policisë dhe për pasojë ka humbur ndjenjat. Nga ana tjetër, Policia ka hedhur poshtë akuzat dhe ka mohura në mënyrë kategorike që deputeti të jetë qëlluar nga efektivë.
Lini një Përgjigje