TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2024, 21:51

Boçi rrëfen momentin kur Gjekmarkaj humbi ndjenjat: Kishte gjak nga hundët dhe aritmi të madhe

Shkruar nga Pamfleti

Boçi rrëfen momentin kur Gjekmarkaj humbi ndjenjat: Kishte gjak nga

Deputeti Luçiano Boçi ka rrëfyer detaje nga momenti kur kolegu i tij Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat. Ai ishte afër tij në momentin ku deputeti i ndie keq.

Edhe Boçi i qëndron faktit se ishte goditja e policisë që solli humbjen e ndjenjave.  

Ishim në një moment përplasje me policinë. Jam shkëputur për një intervistë, vala e goditjes po afrohej, menjëherë dëgjoj që ka një rrëzim të një qytetari. Me zor çava kordonin, shoh që ishte Agroni  shtrirë, e marrim e ngremë. Vura re, së pari kishte gjak nga hundët, për shkak se kishte aritmi të madhe që vinte nga forca e goditjes. Ishte goditje nga kordoni i policisë. Nuk ishte në gjendje. Nuk ishte goditja e parë, kishte ndodhur, ishte qetësuar situata. E dinin shumë mirë kush ishte Agroni apo unë”, tha ai në “Top Story”.

 

Lini një Përgjigje