TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2024, 20:17

U godit apo u rrëzua vetë? Policia distancohet nga incidenti me Gjekmarkajn: Nuk është qëlluar nga efektivët!

Shkruar nga Pamfleti

U godit apo u rrëzua vetë? Policia distancohet nga incidenti me

Policia e shtetit ka hedhur poshtë akuzat se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga efektivët e policisë në momentin që ai ka humbur ndjenjat gjatë tubimit në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Ishte vetë deputeti Gjekmarkaj i cili në një prononcim për mediat deklaroi se ishte shtyrë nga efektivët e policisë dhe se për pasojë ishte rrëzuar më pas në tokë. Një gjë e tillë mohohet kategorikisht nga ana e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia ka shprehur keqardhje për sjelljen e dhunshme të deputetit Flamur Noka ndaj efektivëve të policisë që ishin rreshtuar pranë “Rrugës së Elbasanit”.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.

Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit.

Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Lini një Përgjigje