TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2024, 19:49

Opozita mbyll protestën, zhbllokohet qarkullimi në të gjitha pikat kyçe të Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

Opozita mbyll protestën,  zhbllokohet qarkullimi në të gjitha

Berisha e mbylli protestën nga sheshi “Willson”, e më pas u nis së bashku me mbështetësit drejt selisë së PD-së, ndërkohë që paralajmëroi se shumë shpejt do të kemi datën e protestës së radhës.  

Mbyllet pas 3 orësh protesta e opozitës. Për herë të katërt sot, demokratët bllokuan rrugët e Tiranës, teksa nuk munguan as tensionet dhe përplasjet.

Opozita mbyll protestën,  zhbllokohet qarkullimi në të gjitha

Në protestën e sotme opozita bllokoi për rreth tre orë pikat kyçe të kryeqytetit duke paralizuar kështu qarkullimin e automjeteve dhe krijuar trafik të rënduar në shumë akse. Për herë të parë që pas lirimit nga “arresti shtëpiak” pjesë e tubimit u bë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha i cili e nisi protestën e tij në “Rrugën e Elbasanit”, për t’u zhvendosur më pas në zonën e “Zogut të Zi” dhe në fund në sheshin “Willson”.

Opozita mbyll protestën,  zhbllokohet qarkullimi në të gjitha

Protesta u shoqërua me përplasje të shumta mes deputetëve dhe policisë, madje pati dhe disa të dëmtuar nga këto përplasje, dy prej të cilëve deputetë të opozitës. I pari ishte deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat pas një përplasje me policinë dhe i dyti ishte deputeti Xhelal Mziu i cili u gjakos në dorën e tij pas një përplasje me një nga efektivët. Flamur Noka nga ana tjetër shkaktoi përplasjen më të ashpër, ky i fundit u pa të shtynte dhe godiste efektivët e policisë të cilët ndodheshin në “Rrugën e Elbasanit”.

Opozita mbyll protestën,  zhbllokohet qarkullimi në të gjitha

Njëjtë si në protestat e tjera, pati disa të shoqëruar dhe sipas informacioneve nga PD-ja bëhet fjalë për të paktën 5 të shoqëruar nga radhët e protestuesve të opozitës deri më tani. 

Opozita mbyll protestën,  zhbllokohet qarkullimi në të gjitha

Në fund, ishte Berisha, ai i cili e mbylli protestën nga sheshi “Willson”, e më pas u nis së bashku me mbështetësit drejt selisë së PD-së, ndërkohë që paralajmëroi se shumë shpejtë do të kemi datën e protestës së radhës./Pamfleti

Lini një Përgjigje