Gjekmarkaj tha se u shyt nga afektivët e policisë dhe për pasojë ra përtokë pa ndjenja.
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj është rrëzuar përtokë pasi humbi ndjenjat pas përplasjes që pati me efektivët e policisë në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.
Gjekmarkaj duket se nuk është ndjerë mirë në një moment, dhe për pasojë ka humbur ndjenjat më pas ka qenë Klevis Balliu ai i cili i ka ardhur në ndihmë deputetit. Pas incidentit, Gjemarkaj është shoqëruar larg turmës për të marrë ajër dhe qetësuar në pritje të ambulancës.
Në një prononcimi për mediat, Gjekmarkaj tha se u shyt nga afektivët e policisë dhe për pasojë ra përtokë pa ndjenja.
“Më shtynë policët dhe u rrezova pa ndenja. Kam aritmi, nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, po shkoj drejt spitalit ushtarak”, u shpreh Gjekmarkaj.
Sali Berisha ka reaguar pas situatës me Agron Gjekmarkajn i cili është rrëzuar në tokë, pasi nuk u ndje mirë gjatë përplasjeve me policinë. Berisha pretendon se ‘kriminelët’ me uniformë e kanë goditur ndërsa e quan një akt kriminal të porositur nga Rama.
“Kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e kuvendit dhe nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj. Ky është një aktet kriminale i porositur direkt nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për t’i targetuar. E siguroj Edi Ramën dhe Ervin me 3 mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të PD dhe nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. Rama është një hakmarrës i verbër, i cili për pushtetin dhe interesat e tij nuk ndalet para asnjë krimi, por opozita do të qëndrojë dhe t’i tregojë vendin siç e meriton. Dënoj këtë aks të shëmtuar, këtë krim të vërtetë ndaj Agron Gjekmarkajt në mosbindje civile”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje