TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2024, 17:38

“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”/ Berisha i bashkohet protestës, militantët e presin me brohoritjet 30-vjeçare!  

Shkruar nga Pamfleti

“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”/ Berisha i

Për herë të parë pas daljes nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së, Sali Berisha i është bashkuar “mosbindjes civili” të opozitës.

Berisha i është bashkuar deputetëve të PD-së dhe mbështetësve të cilët kanë bllokuar rrugën e Elbasanit, i cili është pritur nga mbështetësit e tij, me thirrjet e para 30 viteve; “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”.

Berisha mbajti fjalën e tij, para mediave teksa falenderoi të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan protestë dhe paralajmëroi se ky dimër do të jetë i vështirë për ata në qeveri.

Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot, nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë në revoltë në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër pritet të jetë i vështirë për padroni. I përshëndes nga zemra të gjithë ata qytetarët demokratë që i janë bashkuar protestë sot”, tha ndër të tjera Berisha.

Lini një Përgjigje