
Partia Demokratike po mban sot në Tiranë “mosbindjen civile” të radhës, ku ka bllokuar pikat kyçe të kryeqytetit.
Grumbullimi i militantëve të PD në 5 pika kyçe të kryeqytetit ka shkaktuar kaos në trafik, që gjithsesi ishte i ngarkuar ditën e sotme për shkak të motit të keq me reshje intensive shiu. Kjo situatë është shoqëruar me përplasje të drejtuesve të mjeteve me protestuesit e PD, të cilët kanë kërkuar nga këta të fundit që të lirojnë rrugën.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka replikuar me forcat e policisë në terren duke iu kërkuar të merren me rregullimin e trafikut dhe jo me protestuesit e PD që siç tha, janë në të drejtën e tyre.
“Nuk keni fare punë me qytetarët, detyra juaj është të rregulloni trafikun”, dëgjohet të thotë Bardhi.
Lini një Përgjigje