
Mosbindja civile e Partisë Demokratike po vijon prej më shumë se 1 ore, ku janë bllokuar pikat kyçe të kryeqytetit. Bllokimi i rrugëve kryesore nga ana e PD-së, ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve dhe trafik të rënduar.
Ndërkohë që protestës iu bashkua edhe kreu i PD-së Sali Berisha i cili fillimisht u pozicionua te grupi i protestuesve pranë “Rrugës së Elbasanit”, më pas ai u nis në këmbë për t’iu bashkuar një tjetër grupi, atij pranë “Bashkisë së Tiranës”.
Deri në këto momente nuk ka pasur tensione me protestuesve dhe policisë. Protesta pritet të zgjasë deri në orën 20:00.
Lini një Përgjigje