TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 17:58

“Ju lutem hapni rrugën, kam fëmijën për spital”, qytetarja përplaset me protestuesit e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

“Ju lutem hapni rrugën, kam fëmijën për spital”,

Bllokimi i rrugës nga militantë e PD ka irrituar qytetarët. Ka pasur shumë nga ata që kanë tentuar të lëvizin me makina pavarësisht njerëzve në rrugë. Një përplasje pati te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, ku një nënë që shoqëronte fëmijën e saj të sëmurë u ndalua nga turma e protestuesve. Ajo kërkoi me ngulm të hapet rruga, duke theksuar urgjencën për të shkuar në spital.

Nuk jam e njoftuar fare për këtë. Ju lutem, hapni rrugën, kam fëmijën për spital. Policit i thashë ta hapë rrugën. Po, kam fëmijën për spital, ju lutem”, u shpreh gruaja në mënyrë të përsëritur.

Tensione pati gjithashtu mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe drejtuesve të policisë në terren. Bardhi akuzoi policinë se duhej të merrte masa për të ridrejtuar trafikun, ndërsa theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese.

Nuk merret leje nga policia për të protestuar. Ne ju kemi njoftuar, dhe është detyra juaj të menaxhoni trafikun”, deklaroi Bardhi.

Lini një Përgjigje