TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 17:07

Tirana në kaos/ PD bllokon 5 pikat kyçe të kryeqytetit, policia paralajmëron ndërhyrje me forcë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tirana në kaos/ PD bllokon 5 pikat kyçe të kryeqytetit, policia

Edhe pse është një ditë më shi dhe sot ka pasur probleme me lëvizjen gjatë gjithë ditës, PD ka vendosur të mos tërhiqet...

Sikur të mos mjaftonte vetëm shiu, opozita ka futur në kaos trafikun në kryeqytet. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, këtë pasdite militantët e PD kanë zbarkuar në 5 pikat kryesore të kryeqytetit duke bllokuar qarkullimin.

Edhe pse është një ditë më shi dhe sot ka pasur probleme me lëvizjen gjatë gjithë ditës, PD ka vendosur të mos tërhiqet duke zbatuar skenarin e paralajmëruar nga Sali Berisha.

Tirana në kaos/ PD bllokon 5 pikat kyçe të kryeqytetit, policia

Militantët kanë bllokuar 5 pikat kryesore: Rrugën pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Ndërkohë me qindra efektivë kanë zbritur në terren dhe pritet që të ketë tensione. Efektivët u a janë drejtuar me megafon protestuesve që të lirojnë rrugën.

Të nderur qytetarë mos bllokoni rrugën. Bllokimi rrugës përbën vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin”, njofton policia me megafon.

Tirana në kaos/ PD bllokon 5 pikat kyçe të kryeqytetit, policia

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka replikuar me forcat e policisë në terren duke iu kërkuar të merren me rregullimin e trafikut dhe jo me protestuesit e PD që siç tha, janë në të drejtën e tyre.

Nuk keni fare punë me qytetarët, detyra juaj është të rregulloni trafikun”, dëgjohet të thotë Bardhi.

Ndërkohë, për herë të parë pas daljes nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së, Sali Berisha i është bashkuar “mosbindjes civili”. Berisha i është bashkuar deputetëve të PD-së dhe mbështetësve të cilët kanë bllokuar rrugën e Elbasanit, i cili është pritur nga mbështetësit e tij, me thirrjet e para 30 viteve; “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”.

Berisha mbajti fjalën e tij, para mediave teksa falenderoi të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan protestë dhe paralajmëroi se ky dimër do të jetë i vështirë për ata në qeveri.

Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot, nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë në revoltë në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Ky dimër pritet të jetë i vështirë për padroni. I përshëndes nga zemra të gjithë ata qytetarët demokratë që i janë bashkuar protestë sot”, tha ndër të tjera Berisha.

Vetë PD dje njoftoi policinë për 3 orë protestë, nga ora 17.00 në 20.00. Policia e refuzoi duke paralajmëruar ndërhyrje.  

 

Lini një Përgjigje