Vendi ynë është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me shira. Reshje të dendura dëbore kanë rënë në zonën e Korçës gjatë ditës së sotme, teksa kushtet e motit janë përkeqësuar në të gjithë vendin.
Në orët që vijnë e gjatë natës priten reshje me intensitet deri mesatar, ku në kuotën +500 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.
Për shkak të erës së fortë, në Tiranë është rrëzuar një pemë e cila ka rënë mbi një automjet frigoriferik pranë tregut të ish-Uzinës Dinamo.
Lini një Përgjigje