TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 13:14

Dosja “Metamorfoza”, shtyhet seanca në GJKKO për biznesmenin Pëllumb Gjoka

Shkruar nga Pamfleti
Dosja “Metamorfoza”, shtyhet seanca në GJKKO për
Pllumb Gjoka

Gjykata e Posacme ka shtyrë sërisht seancën ndaj Pllumb Gjokës, biznesmen i përfshirë në dosjen “Metamorfoza”.

Shkak është bërë mungesa e disa prej avokatëve. Seanca e radhës është caktuar me datën 7 janar në orën 14:30.

Ndërkohë Pëllumb Gjoka ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shpalljen te pavlefshme të komunikimeve të SKY ECC për t’u marrë si prova në prokurori e gjykatë por edhe ky vendim është shtyrë.

Pëllum Gjoka është arrestuar bashkë me persona të tjerë në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’ për përfshirjen në organizatë kriminale , kryesisht me aktivitet në Shkodër dhe Tiranë.

Gjoka, i arrestuar bashkë me të tjerët për përfshirjen në organizatë kriminale dhe drejtim të saj, kryesisht me aktivitet në Shkodër dhe Tiranë, kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO, të datës 23 dhe 29 Korrik 2023, që e linte atë dhe të tjerët në paraburgim me akuzat përkatëse. Gjithashtu edhe vendimin e lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO më 31 Gusht të vitit të kaluar dhe Gjykata e Lartë më 22 Dhjetor 2023.

Ankimimi i Gjokës mësohet se ka qenë individual, teksa janë administruar të gjitha dokumentet dhe provat e dorëzuara nga palët. Ankimimi dhe caktimi i seancës u njoftuan më 6 Nëntor 2024. Por kjo padi ishte dorëzuar nga avokatët që prej muajit Shtator.

Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer një sërë arrestimesh, duke pretenduar zbardhjen e dhjetëra ngjarjeve kriminale.

Më 8 Nëntor SPAK bëri me dije se kaloi për gjykim dosjen ndaj biznesmenit Gjoka dhe 6 të tjerëve.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen dhe  ish-kampioni i boksit Astmer Bilali, Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales, Xhevahir Lita, ish-prokurori i Kukësit, Edmond Preka, shoferi i Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviq (Bajri) dhe ish-zyrtari i policisë Ardrit Hasanbegajn.

pllumb gjoka gjkko

Lini një Përgjigje