TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 11:41

Aldor Nini zbulon prapaskenat e mbylljes së TikTok nga Rama: Do të hapet 'Kutia e Pandorës'

Shkruar nga Pamfleti
Aldor Nini zbulon prapaskenat e mbylljes së TikTok nga Rama: Do të
Aldor Nini

Mbyllja e platformës TikTok nga qeveria Rama ka sjell debat në opinionin publik se çfarë fshihet realisht nga pushteti për këtë iniciativë që erdhi si shkak-pasojë e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Teksa Rama e etiketon aplikacionin Tiktok si “banditi i lagjes”, Aldor Nini nga Acromax ka dhënë më shumë detaje për këtë çështje sesi qeveria do të tentojë të mbyllë atë.

Sipas Ninit kjo është një pikëpyetje e madhe sesi do të realizohet dhe do të sjellë pasoja edhe për shumë platforma të tjera në Shqipëri.

'Ai do të mbylli edhe shumë platforma të tjera. Sepse nuk dallohet dot trafiku që kryhet me aplikacionin e TikTok-ut, me shërbimet e TikTok-ut apo me ato të Netflix. Janë në të njëjtin hapësirë.

Pastaj, besoj se nuk është vepër penale të thuash se si mund të anashkalosh diçka. Ka kompani, për shembull, që për 10 dollarë në muaj ti mund të zgjedhësh shtetin nga i cili ti do që të shfaqesh ndaj shërbimit që ti po lundron në internet. Instalohet nje aplikacion, shtypet një buton dhe je nga Italia, nga Gjermania, nga Amerika. Që dmth nuk të kapin më limitimet e një bllokimi të mundshëm të TikTok-ut ose shërbimeve të tjera që mund të bëhen nga Shqipëria. Natyrisht  ‘domainet’ si tiktok.com mund të bllokohen nëpërmjet internetit që ti mos të hysh në WEB. Kjo është tjetër temë pastaj. Por edhe atje po të vendosësh në Google kodin 8888....që gjithë bota e din, edhe kjo nuk funksionin më.

Unë mendoj se qeveri do të tentojë ta bëjë me ‘Domainin’. Në web ndoshta nuk do kemi mundësinë të hapim tiktok.com, por për të bllokuar aplikacionin do të jetë e vështirë. Dhe e fundit janë pasojat që mund të ndodhin nga ndonjë bllokim i mundshëm. Për shembull çdo person i cili ka një llogari TikTok, kanë të drejtë sipas konventave që Shqipëria i ka firmosur, ka të drejtë ta hedhë në gjyq dhe ti kërkojë dëmshpërblim shtetit shqiptar. Ata që kanë biznes, ose që fitojnë të ardhura nga TikToku. Kështu që hapet një kuti e pandorës, jo vetëm nga TikTok vetë por edhe ata kanë mundësitë ligjore të ndërmarrin por nga çdo njeri ne botë, pasi edhe ai në Amerikë nuk e arrin audiencën në Shqipëri.', tha Aldor Nini.

aldor nini tiktok rama

Lini një Përgjigje