TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 09:13

Moti i keq në Durrës pezullon lundrimin e anijeve të peshkimit, tragetet e linjave me Italinë pa probleme

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Durrës pezullon lundrimin e anijeve të peshkimit,

Moti i keq me erë dhe reshje shiu ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit.

Kapiteneria e Durrësit ka urdhëruar pezullimin e sektorit të peshkimit, pasi gjiri i Durrësit është përfshirë nga stuhi detare.

Mësohet se edhe disa sektorë të tjerë në Portin e Durrësit kanë ndërprerë aktivitetin. Gjithashtu edhe anijet e tonazhit të ulët kanë marrë urdhër të mos dalin në det. Megjithatë tragetet kanë vijuar udhëtimin normalisht. Tragetet e linjave me Italinë, Barit dhe Ankonës nuk kanë pasur probleme.

Ndërkohë në qytetin e bregdetar, situata paraqitet normale dhe deri më tani nuk janë evidentuar problematika me përmbytje apo qarkullimin e automjeteve.

Lini një Përgjigje