TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 11:59

Afera 100 mln, biznesmeni Rrapaj humb ndjenjat në sallë sapo dëgjon SPAK për rëndimin e akuzave

Shkruar nga Pamfleti
Afera 100 mln, biznesmeni Rrapaj humb ndjenjat në sallë sapo
Ilir Rrapaj

Gjykata e Posaçme ka kërkuar që të rikualifikohet akuza për Ilir Beqajn, Klodjan Rjepaj dhe Ilir Rrapaj në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

Kjo ka bërë se biznesmeni Ilir Rrapajt të humbi ndjenjat në seancë sapo ka dëgjuar rëndimin e pozitës.

Prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili pasi u tërhoqën për 30 minuta vendosën të pranojnë kërkesën e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi në GJKKO për rikuafilimin e veprës në 'vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal'.

Ndërkohë që për gjashtë të tjerët gjyqtarja tha të qëndrojnë në fuqi akuzat e ngritura nga SPAK dhe konkretisht shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve.

Të akuzuarit e tjerë janë Naile Abazi, Genc Burazeri, Arben Gjata, Petref Mersini, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjani.

Më herët, SPAK ngriti akuzën penale të “shpërdorimit të detyrës” për ish-ministrin Beqaj lidhur me procedurat e dhënies së koncesionit me vlerë 100 milionë Euro, në vitin 2015. Ndërsa për Rrapajn dhe Rrjepajn ngriti akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, “mashtrimit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Sjellim në vëmendje se më 30 Mars të këtij viti, SPAK mbylli hetimet për dosjen e koncesionit të “Sterilizimit” dhe dërgoi në gjykatë dosjen ndaj 9 personave të vënë nën akuzë, mes tyre dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-ministri nuk ka evituar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fituesin e koncesionit me vlerë 100 milionë Euro dhe nuk ka kërkuar studim të detajuar për nevojat e sterilizimit në mënyrë që të zgjidhte një variant më pak të kushtueshëm.

Në këto kushte, SPAK ka vënë në akuzë edhe Ilir Rrapajn në cilësinë e aksionerit të kompanisë dhe ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë në atë kohë, Klodian Rjepaj, të cilët prej Gushtit 2023 ndodhen në burg.

ilir rrapaj

Lini një Përgjigje