TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 14:21

Moti i keq, përpalsen dy tragete në Portin e Durrësit 

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, përpalsen dy tragete në Portin e Durrësit 
Pamje nga ngjarja

2 tragete janë përplasur në Portin e Durrësit. Mjetet e lundrimit janë përplasur gjatë ankorimit në port si pasojë e motit të keq.

Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të emergjencës që ka bërë të mundur që tragetet të ankorohen në Portin e Durrësit.

Ndwrkohw edhe nw vendet mjetet e vogla lundruese në Vlorë e kanë të ndaluar të dalin në det, për shkak të përkeqësimit të motit.

Për shkak të këtyre kushteve hidrometeorologjike, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Lini një Përgjigje