SPAK ka ndryshuar akuzën për tre të akuzuarit e dosjes “Sterilizimi”.
Ish-ministri Ilir Beqaj, ish zv. ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, do të akuzohen si grup i strukturuar kriminal.
Në fjalën e tij para togave të zeza, ish-ministri Beqaj deklaroi: Ku janë lekët që i paskam vjedhur. Më specifikoni shumën e vjedhur që akuzohem për vjedhje.
Seanca e radhës për “Sterilizimin” është caktuar 9 janari sepse iu dha kohe te pandehurve te paraqesin konkluzionet për akuzat e reja.
SPAK ngriti akuzën penale të “shpërdorimit të detyrës” për ish-ministrin Beqaj lidhur me procedurat e dhënies së koncesionit me vlerë 100 milionë Euro, në vitin 2015. Ndërsa për Rrapajn dhe Rrjepajn ngriti akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, “mashtrimit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Sjellim në vëmendje se më 30 Mars të këtij viti, SPAK mbylli hetimet për dosjen e koncesionit të “Sterilizimit” dhe dërgoi në gjykatë dosjen ndaj 9 personave të vënë nën akuzë, mes tyre dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Nga hetimet ka rezultuar se ish-ministri nuk ka evituar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fituesin e koncesionit me vlerë 100 milionë Euro dhe nuk ka kërkuar studim të detajuar për nevojat e sterilizimit në mënyrë që të zgjidhte një variant më pak të kushtueshëm.
Në këto kushte, SPAK ka vënë në akuzë edhe Ilir Rrapajn në cilësinë e aksionerit të kompanisë dhe ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë në atë kohë, Klodian Rjepaj, të cilët prej Gushtit 2023 ndodhen në burg.
Lini një Përgjigje