
Policia e Tiranës ka dalë në terren për protestën e opozitës. Në orën 17.00 demokratët do të bllokojnë disa pika kyçe në kryeqytet në kuadër të asaj që ata e quajnë mosbindje civile.
Organizatorët kanë kërkuar 3 orë leje në Polici, prej orës 17:00, teksa do të bllokojnë disa prej akseve kryesore në kryeqytet. Më konkretisht: Bashkia e Tiranës, pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Ëilson.
Autoritetet bëjnë me dije se garantojnë të drejtën për tubim, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
“Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë Tiran sot është përballur me reshje të dendura shiu. Por PD ka vendosur të mos tërhiqet nga skenari i bllokimit të rrugëve. Sot pritet që për herë të parë të jetë prezent edhe Sali Berisha.
Lini një Përgjigje