TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2024, 16:14

Debati për mbylljen e TikTok-ut/ Aldor Nini: Kompania mund të na hedhë në gjyq, bëmë reklamë negative!

Shkruar nga Pamfleti

Debati për mbylljen e TikTok-ut/ Aldor Nini: Kompania mund të na

Mbyllja e TikTok-ut për drejtuesin e kompanisë “Acromax” Aldor Nini është e vështirë teknikisht, por nga ana tjetër do të sillte edhe pasoja, deri në gjyqe për dëmshpërblim.

Shumë e vështirë të mbyllesh një shërbim. Nuk është vetëm sfidë për nivelin e teknologjsë që ne kemi, por për gjithë botën. Sepse TikTok operon aty ku operon Netflix, etj. Aple,. Jemi vendi i parë në botë që do të bllokojë këtë shërbim për arsye të problemeve që ka me algoritmin. Afganistan për arsye fetare, . Do të jetë shumë e vështirë. Tik Tok mund ta hedhë në gjyq vendin. Kemi bërë reklamë shumë negativë. Janë cituar edhe shprehjet rrugaçi i lagjes etj. Çdo Tik tokeri në botë i lind e drejta t'i kërkojë dëmshpërblim shtetit për dëmet që mund t’i shkaktohen nga mbyllja e TikTok. Që mund të ketë audiencë në Shqipëri", tha ai.

Nini tha nga studio e Report Tv se vendimi është diskriminues, pasi ka rezultuar se platformat sociale shpërndajnë video me përmbajtje të ngjashme.

Unë e shoh snapin më të rrezikshëm se TikTok. I bie që është vendim diskriminues. Ne i monitorojmë të gjitha videot dhe bllokojmë 1200 video në ditë. Unë nuk shoh ndryshim mes platformave. kanë përmbajtje të ngjashme”, tha ai.

Lini një Përgjigje