TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2024, 19:43

“Jam marrë zvarrë...”/ Pas Gjekmarkajt edhe deputetja Ilda Dhori pretendon se është dhunuar nga policia

Shkruar nga Pamfleti

“Jam marrë zvarrë...”/ Pas Gjekmarkajt edhe deputetja Ilda

Deputetja Ilda Dhori është qëlluar nga një efektive policie. Ngjarja ka ndodhur në zonën e sheshit Wilson ku militantë të opozitës dhe deputetë kanë bllokuar sheshin në një protestë të paralajmëruar.

“Jam qëlluar, jam shtyrë dhe jam marrë zvarrë nga disa efektive policie, me një forcë aq të madhe saqë edhe efektivët burra nuk e kanë guxuar ta bëjnë. Fizikisht jam mirë, por nga ana psikologjike jam shumë e rënduar nga dhuna e ushtruar. Unë isha në rrugë, në të drejtën time për të protestuar. Policia i ka sjell automjetet me qëllim këtu”, tha Dhori për “Euronews”.

Trafiku i rënduar ka bërë që herë pas here policia të kërkojë nga protestuesit që të largohen nga rruga gjë që nuk është pranuar nga protestuesit.

 

Lini një Përgjigje