TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2024, 15:19

“Të mbyllet Parlamenti, jo TikTok-u”, deputeti Sula: Treçereku i qeverisë janë në burg

Shkruar nga Pamfleti

“Të mbyllet Parlamenti, jo TikTok-u”, deputeti Sula:

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka kritikuar ashpër qeverinë dhe klasën politike teksa ka folur për protëstën e fundit të opozitës.

Ndërsa ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Rama mbi mbylljen e TikTok-ut, Sula theksoi se shqetësimet kryesore të vendit nuk qëndrojnë te platformat sociale, por te korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë.

“Rama thotë tani do mbyll TikTok-un. Po këtu kemi bilanc lufte: mbi 1 mijë të vdekur janë në Shqipëri. Duhet mbyllur Parlamenti, duhen mbyllur politikanët, sepse 3/4 e tyre janë të korruptuar. 3/4 e qeverisë janë në burg, ndërsa 3/4 e Parlamentit janë nën ndjekje penale”, tha Sula.

Deputeti pranoi se TikTok ka anë negative, por sugjeroi që qeveria duhet të gjejë mekanizma për parandalimin e problemeve, në vend që të kufizojë lirinë e qytetarëve.

“Nuk është se po na godet TikTok-u, por kufizimi i tij është kufizim i lirisë së shoqërisë. Ne jemi shtet demokratik, ku liria e fjalës, votës dhe pronës janë të shenjta”, u shpreh Sula për “News 24”.

Lini një Përgjigje