TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2024, 12:45

Kujt do t'i përkasë vula e PD? Hidhet sot shorti, Bardhi: Çdo zvarritje e Apelit dëmton opozitën!

Shkruar nga Pamfleti

Kujt do t'i përkasë vula e PD? Hidhet sot shorti, Bardhi:

Një ditë pasi gjykata e Lartë zbardhi vendimin për çështjen e Vulës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon nga Apeli shqyrtimin menjëherë, duke thënë se duhet t’i jepet fund këtij absurdi.

Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjL menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike.

Partia Demokratike e Shqipërisë është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!”, shkruan Bardhi.

Në orën 15:00 në Gjykatën e Apelit do të hidhet shorti për caktimin e trupit gjykues për çështjen lidhur me vulën e Partisë Demokratike.

Këtë të martë do të hidhet shorti ku edhe pritet të vendoset se kush do ta shqyrtojë këtë çështje në Apel.

 

Lini një Përgjigje