Kryeministri u kap ngushtë nga gazetarët dhe si për t'iu shpëtuar iu referua disa herë shprehjes latine: "Injoranca nuk është argument".
Kryeministri Edi Rama edhe në daljen sot për mediat pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, iu shmang pyetjeve të gazetarëve në lidhje me investimin miliarda dollarësh që do të bëhet në Sazan. Projekt ky që i është dhënë nga qeveria shqiptare dhëndrit të ish-presidentit amarikan Donald Trump.
Kryeministri u kap ngushtë nga gazetarët dhe si për t'iu shpëtuar iu referua disa herë shprehjes latine: "Injoranca nuk është argument".
Rama tha se projekti për resortet në Sazan është ende në fazë shqyrtimi, ndërsa me ironi iu përgjigj pyetjeve së gazetarëve se “ideja për këtë projekt ka lindur para se unë të bëhesha kryeministër”.
Sipas tij se nuk do të negociojnë për interesa personale, por pa dhënë asnjë detaj konkret për të qenë transparent me shqiptarët.
"Injoranca nuk është argument. Sa i përket zhvillimeve të sipërmarrjes bazuar tek investimet e huaja, të gjitha vendet kanë legjislacione favorizuese, sa i përket zhvillimeve në turizëm, është një garë e egër se kush i ka më favorizuese kushtet që të tërheqë investitorë.
Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që i përket shqiptarëve, edhe pse nuk kam qenë kundër “Shqipërisë 1 euro” që nxirrte në rrugë pasuritë e shqiptarëve për një euro. Por në sot jemi në kushtet kur shqiptarët janë pjesë e investimit të Portin e Durrësit psh. Shteti është aksioner dhe nuk është bërë asnjë falje, porti ka qenë është dhe mbetet i shqiptarëve, por është përfshirë edhe interesi i shqiptarëve. Porto Romano do jetë aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi zgjedhur mes alternativës legjitime të vënies së ndërtimit një kompanie të huaj si investitorë dhe hapjes së një tenderi ndërkombëtar. Pasi të ndërtohet shqiptarët do kenë shumë më tepër të ardhura."-tha Rama ndër të tjera.
Në përfundim të daljes për mediat pati edhe një moment tensioni mes kryeministrit dhe një gazetareje, ku kjo e fundit i tha "mos më prek".
Lini një Përgjigje