TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2024, 10:22

A do të miratohet Aministia Penale? Rama: Do ta votojnë të gjithë!

Shkruar nga Pamfleti

A do të miratohet Aministia Penale? Rama: Do ta votojnë të

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Amnistia Penale do të votohet dhe do të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend.

Prej kohësh Amnistia Penale është kthyer në diskutim për shkak se për miratimin e saj nevojitet shumicë e cilësuar prej 84 votash, dhe një bashkim me votat e opozitës.

Kreu i qeverisë u shpreh i sigurtë se ky projektligj do të marrë votat e të gjithëve.

“Duhet t’i referoheni një deklaratë të ministrit të drejtësisë. Amnistia është në tryezën e Kuvendit. Atë do ta votojnë të gjithë. Nuk është puna se do të votojnë për PS, por për një akt historikisht që parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake. Është akt siç bëjnë të gjitha vendet e civilizuara që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit për këtë detyrim”, tha ai.

edi rama amnistia penale

Lini një Përgjigje