Rama u shpreh se projekti i Sazanit është propozim dhe do të kalojë të gjitha hallkat.
Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e dhëndrit të Trump në Sazan. Pas mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve, Rama tha se transformimi i Sazanit është një ambicie e kahershme. Rama u shpreh se projekti është propozim dhe do të kalojë të gjitha hallkat.
“Ne nuk zgjedhim personat, por i referohemi ofertave. Transformimi i Sazanit është një ambicie e kahershme. Më parë ishte e paimagjinueshme të ofroheshin investitorë seriozë në Shqipëri. Ne jemi të kënaqur që kemi një propozim, propozim që duhet të kalojë disa shkallë. Do ta shqyrtojmë. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë, do ecim përpara.”-tha Rama.
Kryeministri po ashtu ka zbardhur detaje nga mbledhja me drejtuesit politik të PS në selinë rozë, teksa u shpreh se duan të arrijnë objektin e 50 mijë anëtarësimeve të reja deri në kongresin e qershorit.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky objekt është i arritshëm dhe se është e domosdoshme që Partia Socialiste të fuqizohet në shumë.
Ai theksoi se PS është e vetmja forcë politike që ka alternativë qeverisëse, aftësi qeverisëse dhe përgjegjësi reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit.
“Bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces të rëndësishëm për rienergjizimin e organizmave bazë të PS dhe për vazhdimin e hapjes së partisë për anëtarësime të reja.
Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit, me çfarë kemi realizuar deri tani është ai arritshëm, Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që e kanë votuar ose jo PS-në që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është w vetmja forcë politike që ka alternativë qeverisëse, aftësi qeverisëse dhe përgjegjësi reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit.
Objektivi unë strategjik është që Shqipëria 2023 të ngjitet në atë majë dhe kurora e kësaj maje është gatishmëria për të qenë anëtarë te BE."-tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve. Takim nisi rreth orës 09:00 dhe zgjati 1 orë.
Lini një Përgjigje