TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2024, 22:13

Çfarë po kërkon grupi i Berishës nga Rama? Bylykbashi: Harrojeni paqen

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po kërkon grupi i Berishës nga Rama? Bylykbashi:

Pas 5 muajve, komisionet parlamentare u zhvilluan këtë të hënë fizikisht me praninë edhe të deputetëve të rithemelimit duke i dhënë fund bojkotit. Prania e njërës palë bëri që të mungojë pala tjetër. Deputetët që janë krah Lulzim Bashës munguan.

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha në emisionin “Now” në “Euronews Albania” se konsensusi i arritur me mazhorancën është një mekanizëm që do të mundësojë dialog dhe konsensus për reformën zgjedhore.

Bylykbashi refuzoi ta cilësonte paqe, ndërsa theksoi se kjo është vetëm nisja e përplasjes parlamentare me mazhorancën.

Çështja e reformës zgjedhore, që është me rëndësi politike afatgjatë, rreziku që të ndodhte një pazar… është rënë dakord për një mekanizëm që do të mundësojë dialog dhe konsensus për reformës zgjedhore, askush nuk e di si do shkojë kjo. Ajo që duan shqiptarët janë rregulla më të mira për zgjedhjet, kështu që paqen ta harrojnë. Kështu ka filluar gjithmonë, ka filluar me përplasje dhe kur është arritur konsensusi është miratuar edhe një kod i tërë zgjedhor”, tha Bylykbashi.

Lini një Përgjigje