TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2024, 19:35

Patos/ Burri kryetar Bashkie; gruaja drejtore e Kadastrës- Sarandë, në kërkim për grabitje tokash

Shkruar nga Pamfleti
Patos/ Burri kryetar Bashkie; gruaja drejtore e Kadastrës- Sarandë,
Fatjon Duro dhe Kozeta Statha /

Një muaj para se të shpallej në kërkim, Babloku e nderoi Kozeta Stathën, me certifikatë “Drejtuese model”, për ndershmëri e zbatim ligjesh në detyrat drejtoreshë e Portit Detar dhe Kadastrës- Sarandë, por më 13 mars 2024, Prokuroria e Sarandës, nxori një urdhër tjetër arresti e kërkimi për gruan e kryetarit të Bashkisë Patos, Fation Duro...

Ditën e hënë, ka pasur dy lajme nga SPAK:

1. Është marrë i pandehur, kryetari socialist i Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide, sepse ishte Shef Krimesh në Policinë e Gjirokastrës, ka lejuar kultivimin e drogës kundrejt përfitimit.

2. Në SPAK është paraqitur ish- Prefektja e Fierit, Rajmonda Balilaj, marrë e pandehur për veprën penale shpërdorim detyre dhe korrupsion me tenderët, të kryer në bashkëpunim.

Krye bashkiaku i Libohovës, Leonard Hide; i zgjedhur për herë të parë më 14 maj 2023, me lëvdata gjatë fushatës nga Edi Rama e Mirela Kumbaro, deklaroi se kur kandidoi nuk e dinte që ishte nën hetim, por realisht e dinte dhe Babloku i dha garanci, se nuk do merrej i pandehur.

Ndërsa rasti i ish-Kryetares së Bashkisë-Patos, Rajmonda Balilaj, për PS-ën është më diskreditues, sepse në këtë detyrë më 14 maj 2023, ajo u zëvendësua nga Fatjon Duro, një krye bashkiak tjetër i PS, gruaja e të cilit, Kozeta Statha, është në kërkim nga SPAK qysh prej muajit mars 2022.

Kur ishte Drejtore e Kadastrës në Sarandë dhe shefe drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, gruaja e krye bashkiakut të Patosit, ka kryer falsifikime legalizimesh dhe grabitje tokash private e publike, por Policia e Sarandës e njoftoi të arratisej, para aksionit “Heshtja 2” të datës 24 mars 2022.

Një muaj para se të merrej e pandehur dhe shpallej në kërkim, kryeministri e Edi Rama e nderoi me certifikatë “Drejtuese model”, për kontribut të shquar dhe ndershmëri e zbatim ligjesh në detyrat drejtoreshë e Portit Detar dhe Kadastrës-Sarandë.

Më 13 mars 2024, Prokuroria e Sarandës, nxori një urdhër tjetër arresti e kërkimi për gruan e kryetarit të Bashkisë Patos, Fatjon Duro, për disa dosje të tjera tokash të grabitura në bregdetin e Sarandës, të urdhëruara e firmosura prej saj.

Pra, burri Fatjon Duro është kryetar i Bashkisë në Patos, ndërsa gruaja e tij Kozeta Statha, është dy herë në kërkim nga SPAK e Prokuroria-Sarandë, për krim me pasuritë në zonën bregdetare.

Edhe ky e dinte, që gruaja e tij ishte në kërkim, por me lobim të Bablokut, nga pronari i “Bana King”, krye trafikanti Trifon Murataj; dy muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 ai u kthye nga Anglia ku ishte me “Çunat e Londrës” dhe u kandidua nga PS për kryetar bashkie.

Gjersa  krye bashkiaku i Patosit, Fatjon Duro, nuk jep dorëheqjen, është detyrë e KQZ ta pezullojë nga detyra, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, ku thuhet se nuk mund të zgjidhen, ose emërohen në poste publike, ata që kanë familjarë të afërt kontigjent drejtësie./Pamfleti

kozeta statha fatjon duro kadastra kryetar bashkie

Lini një Përgjigje