TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2024, 18:34

Mbërrin në Tiranë zyrtari i DASH, ambasada zbulon detaje: Do të ketë takime edhe me funksionarët e drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Mbërrin në Tiranë zyrtari i DASH, ambasada zbulon detaje: Do

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson ka mbërritur në Tiranë.

DASH njoftoi më herët se ai do të qëndrojë në Tiranë dhe do të udhëtojë në Kosovë, teksa ambasada amerikane ka zbuluar detaje nga vizita e tij.

Sipas ambasadës, ai nuk do të takohet vetëm me kryeministrin, por dhe me përfaqësues të sistemit të drejtësisë.

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd Robinson mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare. Z.Robinson rikthehet në Tiranë pasi ka shërbyer më parë në ambasadën tonë prej vitit 2004 deri në vitin 2006. Gjatë vizitës së tij, Ndihmës Sekretari Robinson do takohet me stafin e Ambasadës së SHBA, Kryeministrin Edi Rama, anëtarë të qeverisë, të institucioneve të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit për të theksuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, njofton ambasada.

Pamfleti” e paralajmëroi më herët se zyrtari i DASH ka ardhur në Tiranë për ecurinë e reformës në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. Ai do të takohet me përfaqësues të SPAK dhe do të japë udhëzime të qarta. Teksa SPAK po sulmohet politikisht, pas Blinken vjen një tjetër zyrtar i lartë dhe dërgon mesazh të qartë se pas prokurorisë së posaçme janë amerikanët.

 

Lini një Përgjigje