TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2024, 16:21

Për kë trokasin prangat? Zyrtari që priti Dumanin në DASH zbarkon në Tiranë, porosi të reja për SPAK  

Shkruar nga Pamfleti
Për kë trokasin prangat? Zyrtari që priti Dumanin në DASH
Todd D. Robinson dhe Dumani

Todd D. Robinson është një emër i njohur për drejtësinë tonë, pasi që kur ambasadore ishte Yuri Kim ka folur shpesh për drejtësinë shqiptare. Ndërkohë në fund të vitit që lamë pas, ai priti në SHBA Altin Dumanin...

Një ndër zyrtarët më të rëndësishëm në SHBA sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe mbështetjes amerikane për SPAK, do të vijë në Tiranë. Todd D. Robinson sot pasdite mbërrin në Tiranë, ku do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të drejtësisë, sidomos me ata të SPAK.

Më herët u raportua për vizitën e tij, por DASH ka dhënë detaje, teksa sipas burimeve, fokusi kryesor i tij do të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia e mbështetjes për SPAK. Teksa prokuroria është në një trysni të fortë politike, Todd D. Robinson pritet të japë porosi dhe mbështetje të fortë.

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri, nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ndërtimin e institucioneve të forta. Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, njofton DASH.

Por kush është Todd D. Robinson? Ai është një emër i njohur për drejtësinë tonë, pasi që kur ambasadore ishte Yuri Kim, ka folur shpesh për drejtësinë shqiptare. Ndërkohë në fund të vitit që lamë pas, ai priti në SHBA Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë të SPAK, gjatë vizitës që ata zhvilluan në DASH.

Pjesëtarë të ekipit të OPDAT-it në Ambasadën e SHBA dhe zyrtarët e SPAK-ut vazhduan takimet në Uashington, DC. Kreu i SPAK Altin Dumani pati takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit. Dumani gjithashtu u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O'Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren kryesore për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Yuri Kim. Grupi do të vazhdojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA)”, njoftonte ambasada.

Sa i takon takimit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, ky i fundit bëri një reagim në rrjetet sociale dhe e bëri të qartë se amerikanët duan luftë të paepur ndaj korrupsionit.

Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin Dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, theksonte zyrtari i lartë amerikan, ku publikoi edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Pra duket se zyrtari i DASH do të vijë me porosi dhe udhëzime të qarta. Pyetja që ngrihet është: Për kë do të trokasin tani prangat? Ai që e pësoi vjet ishte Berisha. Tani mbetet të shihet kë duan të pandehur amerikanët. /Pamfleti

Lini një Përgjigje