TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2024, 15:07

OSHEE propozon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës

Shkruar nga Pamfleti

OSHEE propozon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për

OSHE ka propozuar ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike për një kategori biznesi atë të furrave të bukës. Sipas arsyetimit të dhënë nga kreu i OSHE-së, Enea Karakaçi ka pasur abuzime nga kjo kategori biznesi dhe për këtë arsye duhej të bëhet një ndërhyrje në mënyrën se si lloje të ndryshme furrash do të kategorizohen dhe më  pas faturohen. 

OSHEE ka propozuar që 7.6 lekë/kilovati të mbetet çmimi vetëm për furrat e bukës. Ndërsa për furrat e bukës që kan dhe pastiçeri, çmimi të rritet në 9,5 lekë/kilovati.

Sa i takon furrave që kanë dhe pastiçeri dhe kafe, çmimi i energjisë propozohet të jetë 12 lekë/kilovati.

Kjo ide u bë e ditur ditën e sotme gjatë një takimi që u zhvillua mes OSHEE dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.

Lini një Përgjigje