
Opozita ka thyer heshtjen lidhur me aferën e Sazanit ku dhëndri i Donald Trump do të investojë 1 miliard dollarë dhe do të realizojë një projekt turistik duke ndërtuar vila dhe resorte.
Opozita ka qenë e rezervuar pasi i kanë shpresat e rikthimit të Trump-it për të shpëtuar Berishën pa shpalljes non-grata nga SHBA.
Jamarbër Malltezi ka reaguar nga shtëpia, i cili thotë se Rama është ai që grabit bazat ushtarake të Limionit e Sazanit dhe fut në xhepat tokat publike, por SPAK arreston Malltezin e Berishën, për shkak se iu kthye prona private 5 familjeve të Tiranës.
"Edi Rama grabit (1) bazat ushtarake të Limionit & Sazanit (2) pjesë të Planit të Përhapjes & (3) toka publike për xhepin e vet.
Por arrestohet Malltezi e Berisha pse ju kthye prona private (që nuk ishte në planin e përhapjes) 5 familjeve te vjetra të Tiranës", shkruan ai në Facebook.
Lini një Përgjigje