TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2024, 19:33

Dekretimi i ligjit për zonat e mbrojtura, reagon opozita: Hap pas në rrugën drejt BE, drafti duhej të ridiskutohej

Shkruar nga Pamfleti

Dekretimi i ligjit për zonat e mbrojtura, reagon opozita: Hap pas në

Opozita ka dalë kundër presidenti lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura. Bajram Begaj ndezi dritën jeshile sot, ndërkohë që opozita i kishte kërkuar të kthente për rishqyrtim.

Pas njoftimi të Presidencës ka pasur reagime nga opozita. I pari ishte Gazment Bardhi, i cili nuk kurseu sulmet ndaj Kreut të Shtetit.

Që nga emërimi në detyrë Presidenti i Republikës ka kthyer për rishqyrtim vetëm një ligj, që lidhej me interesat personale të tij. Ndërkohë një shumësi ligjesh, që prekin interesin e qytetarëve, që bien ndesh me Kushtetutën, ligje me porosi klienteliste apo korruptive, janë miratuar me kokën ulur nga Presidenti i Republikës, duke u vetëshpallur si degë e ekzekutivit dhe duke humbur rolin e tij kushtetues”, tha ai.

Ndërsa deputetja Jorida Tabaku, u shpreh se dekretimi i këtij ligji është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt. Sipas saj dekretimi përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës dhe kundër trashëgimisë sonë natyrore.

Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës & kundër trashëgimisë sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK”, shkroi Tabaku në rrjetin social “X”.

Lini një Përgjigje