
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka pranuar se BE e ka paralajmëruar se fondet do të bllokoheshin, që në kohën kur të krye të AZHBR ishte ajo vetë. Krifca reagoi në Kuvend pas akuzave të opozitës duke konfirmuar se në vitin 2021 OLAF ka kryer një auditim në zyrat e AZHBR. Ajo që nuk thotë ministrja është se OLAF në atë vit sekuestroi dokumente e kompjutera dhe zbuloi shumë skandale, të cila tu konkretizuan me padi në SPAK.
“Njoftimi i u bë e ditur që kur OLAF erdhi te zyrat tona në vitin 2021. Lajmi fundit ka qenë pezullimi i pagesë së radhës, si masë e parakohshme, e ndërmjetme, nga Drejtoria e Përgjithshme e bujqësisë në Bruksel, e cila e ka marrë për sqarimin e rrethanave për sistemin e kontrollit për parandalimin e mashtrimit për faktorë të brendshëm apo të jashtëm. Nuk përmendet fjala korrupsion. Sistemi i menaxhimit të fondeve dhe procedura e ndjekur nga AZHBR janë ato që janë akredituar nga BE”, tha ajo.
Lini një Përgjigje