TAGS-AT E JAVËS

Editorial20 Korrik 2023, 08:59

Kush do t'ia çojë Krifcës "luleshtrydhet" në burg?

Shkruar nga Pamfleti
Kush do t'ia çojë Krifcës "luleshtrydhet"
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca

Si u kthye Frida nga gruaja e “filanit” në luleshtrydhja e qeverisë së Edi Ramës...

Ka shumë kohë që "Pamfleti" denoncon skandalet e Frida Krifcës. Kanë kaluar shumë muaj që kur kemi shkruar për abuzimet me ato 93 milion eurot kredi agro-blegtorale që BE dha në vitet 2017-2021, nja 28 milionë prej të cilave ua ka shpërndarë, sipas porosisë, bosëve që de facto qeverisin Shqipërinë. Gjoja investitorë turizmi e inceneratorësh,  ndërtues me të shkuar e të tashme të dyshimtë, që në këmbim të ca milionave vishen edhe si fermerë, ose thënë ndryshe mafia që këto 9 vjet luan fijet e pushtetit.

Ka shumë kohë që Pamfleti dëshmon me fakte skandalin dhe paralajmëron atë që ndodhi sot: Bashkimi Evropian bllokoi fondet për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Duhet theksuar se ky është një nga sektorët që BE ka financuar (dhe parashikohej të vazhdonte kështu) më shumë në Shqipëri dhe vende të tjera që aderojnë BE-në.

Arsyeja? Korrupsioni që është jeta, puna dhe veprat e kësaj qeverie.

Por le të mbetemi tek Krifca. E ardhur ne qeveri nga hiçi, ish drejtoresha e AZHBR pikërisht në ato vite që BE ka hetuar, u bë e famshme për dy arsye: e para sepse bashkëshorti i saj ishte mik i Engjëll Agaçit dhe Endri Fugës dhe e dyta sepse, pas disa muajsh punë dhe njohjesh me "fermerët VIP" që financonte, Frida u shndërrua në drejtoreshën e preferuar të një fermeri luleshtrydhesh, natyrisht edhe ky me lidhje të forta në qeveri.

Kështu nga gruaja e "filanit", Frida u bë "luleshtrydhja" e qeverisë. Historitë e saj janë të famshme tashmë, siç u bënë edhe milionat që ka shpërndarë pa hesap ndër "fermerë strategjikë" të kësaj qeverie.

Për ta thënë më qartë, gjatë viteve 2017-2021, deri kur Krifca, për sjellje shembullore dhe punë të mirë, u bë Ministre e Bujqësisë, ka luajtur ping-pong me 94 milion euro, të cilat i ka shpërndarë ndër miqtë e Kryeministrit dhe të vetët.

Paratë ishin pjesë e Programi IPARD II, i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF, zyra që heton mashtrimin me buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze brenda institucioneve evropiane. Në fund të hetimit OLAF ka gjetur praktika korruptive që në gjuhën e korrupsionit të kësaj qeverie përkthehen në para të destinuara për fermerët hallexhinj shqiptarë, por që kanë përfunduar në duart e mafiozeve të inceneratorëve, ndërtuesve,  investitorëve miq të Kryeminisrit dhe padyshim fermerit të luleshtrydheve që Krifca i ka me shumë qejf.

Si rrjedhojë, aktualisht BE ka bllokuar 112 milionë euro, të parashikuara në programin IPARD III që do zbatohej gjatë periudhës 2021-2027. Me gjithë bashkëfinancimin e qeverisë shqiptare IPARD III përfshinte një shumë prej 146 milionë eurosh, të cilat mund ti mungojnë sektorit më të madh në vend, nëse pezullimi nuk do të jetë i përkohshëm.

Lajmi në Qeveri ka ardhur si bombë, edhe pse ka ditë që korridoreve përflitet qe Krifca e ka burgun afër. Kryeministri është gjindosur dhe ka lëshuar ultimatume që parashikojnë ndryshime thelbësore në qeveri. Shumë shpejt madje. Ai është betuar se do ti çojë të gjithë në burg në shenjë hakmarrje që e kanë gënjyer sepse kur ekspertët e OLAF erdhën në Shqipëri, Krifca u bëri ca shërbime, u dha një drekë të mirë në Pezë dhe njoftoi të madhin se çështja ishte zgjidhur.

Por ja që nuk doli kështu. Evropianët i zunë duke vjedhur dhe askush nuk i fal ata që shpërdorojnë taksat e tyre.

Frida pra, ajo që kjo Qeveri e shiti si të rënë nga qielli kur u bë Ministre, pasi ia harxhoi si deshi miliardat bujqësisë, tani po i privon Shqipërisë edhe ca miliarda të tjera.

Frida dhe të ngjashmit e saj, burgun e kanë pak.

Ne për zullumet e Fridës kemi shkruar një kohë, por një pyetje na ka mbetur pa përgjigje: Kur të shkojë në burg ku do i gjejë Frida luleshtrydhet vallë?/Pamfleti

frida krifca luleshtrydhja e qeverisë

Lini një Përgjigje