Turmat e tërbuara në portën e Ferrit ku pret Shën Pjetri i SPAK-ut, dhe dera e Parajsës ku ende e hap dhe e mbyll Babloku, janë lajmi i ditës dhe i natës...
Ilir Beqja dhe Taulant Balla, në vend të jenë në Ferr, sot ende janë në parajsë, jo se nuk janë mëkatarë, as se Altin Dumani nuk po e bën punën e Shën Pjetrit me ndërgjegje, por se Ferri ka pak vende e nuk i zë të gjithë.
Në derë të burgut, në radhë, janë të gjithë zyrtarët dhe ish- zyrtarët e 32 viteve të fundit, por shpresa e vetme e tyre është radha e gjatë, ose largimi nga ky vend.
Kur përshëndeten me SPAK-un dhe nisen për rrugë pa kthim, marrin me vete pasaporta blu, viza për lëvizje dhe para me shumicë.
Të gjithë janë koshientë për mëkatet e tyre, të gjithë shtyhen të nxjerrin përpara Olta Xhaçkën që i është nxirë nuri, Taulant Ballën, që i largohet ballafaqimit, Sali Berishën që bën zhurmë sa 100 lugetër, Ilir Metën që sapo ju fik tanku e bllokoi rrugën e shumë djajve, për të mos i përplasë turma e t’i nxjerrë në fillim, janë ose burgaxhinjtë, ose ikatarët e radhës.
Boll që Saliu nuk ikën dot as në Angli, as në Amerikë.
As ky mendim që qarkullon këto ditë nuk rri në këmbë. Vërtetë këto dy vende do ta rikthenin, se është me akuza të rënda korrupsioni, por Saliu ka në xhep pasaportë diplomatike, por që Babloku nuk di gjë dhe SPAK-u s’do kishte ç’ti bëjë, në ato vende ku mund të rehatohen të gjithë hajdutët e mëdhenj, që këtej nuk i zënë as burgjet tona.
Klisheja e ngjyrave të burgut ende “shkruhet” nga Babloku.
Turmat e tërbuara në portën e Ferrit ku pret Shën Pjetri i SPAK-ut, dhe dera e Parajsës ku ende e hap dhe e mbyll Babloku, janë lajmi i ditës dhe i natës.
Shumë merakosen këto ditë, pse pas deklarimit të avokatit të ish Zv/kryeministrit Arben Ahmetaj se ai fshihet në Angli, nuk reagon ambasadori britanik që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar shtetëror?
Nëpër terr, shumë mëkatarë dyshojnë edhe tek diplomatët, edhe se mes Shën Pjetrit dhe Edi Ramës po bëhen edhe ca shkëmbime.
Lumturia e Bablokut dhe zymtësia e Altin Dumanit, janë kontrasti që vret jo vetëm sytë të atyre që kanë sy, por edhe të pjesës që retinë kanë trishtimin dhe ndërlikimin substancial të transfertave të çuditshme, që nga paratë e deri tek emrat, bri të cilëve shkruhet: “Nisu për burg”.
Që kur u shpik burgu nga ambasadori Donald Lu për zyrtarët e lartë e deri sot, përleshjet mes mëkatarëve kanë qenë aq të ashpra, aq zhgënjyese, sa kanë çuar në Ferr më të dobëtit dhe në Parajsë më të fortët, jo se ligji nuk ishte këtyre anëve, por se kanë shtyrë njëri-tjetrin me forcën e parasë dhe pushtetit.
A e kemi mirë nga trutë Shën Dumanin, pyesin njerëzia?!
Se ka edhe nga ata që pëshpërisin se paraja bën ca kompromise mes drejtësisë dhe padrejtësisë, mes presionit amerikan dhe Qeverisë.
Manipulimet dhe interesat, edhe si kuriozitete artistike, nxjerrin në dritë ca kritere absolute, sfiduese, deri në çudinë se sa kohë nuk ka ende autoritet të prishë balancën ekzistuese, Altin Dumani nuk ka faj, pasi edhe Shën Pjetri mund të çmendet, s’ka vende në Ferr për gjithë mëkatarët e Edi Ramës!/Pamfleti
Lini një Përgjigje