Më të afërmit e Saliut kanë shkuar në botën e pa sosur; më besnikët e Bablokut po nisen njëri pas tjetrit për në qelitë e errëta të burgut...
Pas Arben Ahmetajt, Babloku do të bëjë shumë pazare të tjera, vetëm e vetëm të shpëtojë lëkurën e vet edhe për ca kohë. Strategjia nuk është e re, është kopjo e Sali Berishës, sulmo “miqtë” e mbro “armiqtë”.
Më të afërmit e Saliut kanë shkuar në botën e pa sosur, më besnikët e Bablokut po nisen njëri pas tjetrit për në qelitë e errëta të burgut, ndërkohë që 4 Klanet Mafioze, Berisha, Meta, Madhëria e Tij dhe Nano, presin koka turku, duke larë mëkatet e veta me shiun e rrezikut në legenin e drejtësisë.
Themi ujë rreziku, pasi secilit i duhet t’ua nxjerr “dhëmbët” ca investimeve të diplomacisë, investigimit dhe progreseve të programuara të çdo ambasadori amerikan këtu në Tiranë.
Ambasadori i ri ngjan vërtetë risi.
Nuk ka ardhur ende, përderisa nuk i ka çuar haber Bajram Begut, edhe ai i akuzuar për ca prona tek ushtria dhe që pret kartë edhe nga SPAK.
Duam të ecim paksa nëpër akullin diplomatik të Bablokut që po rrëshqet pa e ditur as ai vetë se si drejt vendit ku do “tufëzohen” gjithë hajdutët.
Meqë jemi këtej ku pasurohen edhe këta të SPAK-ut, pse t’i paragjykojmë edhe nëse në dukje ngjan se edhe hunda tyre ndjen sipas shijeve e nuhatjeve të Mafies.
SPAK në vend të arrestojë atë që publikisht ka firmosur për inceneratorët e çdo skandal tjetër në këtë vend fap, fap fap, po u bie atyre që ka në listë Babloku për t’u rënë me arrogancë dap, dap, dap.
Në Detin e padrejtësive, le të lodrojnë Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta dhe Erjon Veliaj që përditë inceneratori i tij që nuk punon fare, vjedh nga taksat e shqiptarëve miliona euro publikisht, e ta hanë gjithë hajdutët më të vegjël, është skenari i specialistëve të hajdutërisë 32 vjeçare.
Është ligësia e radhës e Bablokut, pasi sinoptika lajmëron furtunë edhe për të.
Furtuna e ka epiqendrën sa tek djegësit që do ta djegin keq, sa në dosjet e drejtësisë amerikane, ku vetë Babloku ka rënë në kurthin e shërbimeve inteligjente që ditën kur palosi kaptinën në kapelen me mbishkrimin FBI e shiste mend nëpër fshat si bosi i pasurive dhe varfërive, lirive dhe ndëshkimeve.
Babloku nuk po ecën në rrugën e ndryshimit, por të detyrimit përmbi kodrat e ligësive të veta, me gjymtyrët e ngrirë, ku herë prek qiellin me shkop të pushtetit, e herë bën lulen që me zor rritet mes shkëmbinjve të Ballkanit.
Thellësia e mëkateve ku kanë rënë kjo qeverisje dhe kjo opozitë, ka nxjerrë në sipërfaqe faqen e zezë që nuk e pastron asnjë shi, sa kohë Babloku firmos fap, fap, fap, dhe bijtë e hanë dap, dap, dap!/Pamfleti

Lini një Përgjigje