TAGS-AT E JAVËS

Editorial 6 Korrik 2023, 11:06

Olta Xhaçka dhe si e preu në besë Yuri Kim Bablokun”!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Olta Xhaçka dhe si e preu në besë Yuri Kim Bablokun”!
Olta Xhaçka, Edi Rama dhe Yuri Kim

“Është i pabesë, i shet shokët sipas interesave personale, pasi është më i rrezikshëm se ata”!

Sulltaneshë Olta Xhaçka është e para që zbuloi “hiletë prej dhelpre” të ambasadores Yuri Kim kundër Mafies dhe veçmas kundër 'Sulltanit' të Surrelit.

Ambasadorja simpatike dhe misterioze nuk ndjente për “dashuritë” që në themel kanë imoralitetin, degjenerimin dhe mashtrimin. Kishte kuptuar se kastat këtej nuk rrëzohen vetëm se humbin respektin, dinjitetin dhe votat.

Ndër poezitë kundër pabesisë, dyzimit të personalitetit të qenieve njerëzore, Babloku shigjetonte ambasadoren me vargjet “Edhe engjëlli edhe djalli flenë brenda tek i gjalli”.

Budallenjtë e fshatit nuk kuptonin asgjë, madje as nuk e dinin se këto vargje ishin marrë nga titulli i librit “Edhe engjëlli, edhe djalli janë brenda tek i gjalli”, ribotuar pas nëntë viteve, nga Shtëpia Botuese Albinform, më 1995 me autor Hamit Beqaj.

Por po, veç Oltës, edhe ca 'Sulltanesha' të tjera të Sarajit, i thanë Bablokut, kujdes.

Kur ky kuptoi fundin, se rruga pas ishte e pamundur të riparohej, nisi të sillej si Putin, të marrë përsipër çmenduri me kinezë, rus, serb e sorosian, si kockë e fortë antiamerikane.

Ne që jemi të kujdesshëm deri në detaje, shohim se si po bie pa pushim nga mali i pushtetit me shpejtësi marramendëse.

Themi pa asnjë pushim, pasi në dekadën e fundit, fati e përkëdheli si askënd tjetër.

Dikur, ambasadori Alexandër Arvizu, i doli në rrugën e burgut dhe ja shpëtoi karrigen e pushtetit me një kusht: Arresto Sali Berishën dhe Ilir Meten, kanë mëkate mbi kurriz...

Babloku nisi naze si i ndershëm, jo po nuk i tradhtoj miqtë, kanë bërë edhe të mira për kombin dhe mua, etj., deri sa drejtësia u bë dhallë e Adriatik Llalla u bë çorbë burgu.

Arvizu, megjithëse i qetë, i dha të shtyrë poshtë rruge dhe shkruajti në kabllogramet sekrete: “ky kodosh të thyejë qafën, nuk bën”. 

Aty prapë e deshi fati.

Meqë secili në fshat qëlloi më hajdut e antiamerikan se tjetri, e kapi për dore ambasadori Donal Lu.

Sapo e nxori në rrugë, i bëri një ofertë që vetëm budallenjtë i thonë jo.

-Amerika është këtu për të mirën jo vetëm të shqiptareve, por edhe të hajduteve të shqiptarëve, se edhe ata, sa më larg shkojnë, më keq do të përfundojnë.

-Kuptoj ambasador.

- Okay, atëherë dëgjo. Kam ca “Peshq” grabitqarë, të rrezikshëm, do i kapim. Duhet filluar me Sali Berishën dhe Ilir Metën.

-Jo miku im, ç’të dush më thuaj, po Saliun e Ilirin nuk kam forcë t’i ngacmoj.

 Edhe Lu i dha një të shtyrë poshtë rrugës dhe përcolli në Shtëpinë e Bardhë postulatin: “Këtej të gjithë hajdutët janë bashkë”.

Edhe aty e deshi fati, një Yll tjetër shprese ju shfaq.

Meqë të tërë janë një, Yuri Kim, e kapi nga krahu, por nuk foli. Kjo e çmendi fare Bablokun, sa mendoi, edhe në vdeksha, në duart e saj jam më mirë se me ata dy tjerët.

Kur e kuptoi se mund t’i shpëtonte transparencës së pasurisë edhe ca, u ftillua në bisedë.

-Mos fol Yuri, ja ku më ke, jam i joti, bëj ç’të duash, në do Berishën dhe Metën më thuaj, i shkatërroj.

Kjo prapë nuk foli, priti e priti. Kur Bablokut i doli “kallaji” se Berishën e Metën i mbron sa veten, diplomatja picërroi sytë, buzëqeshi, plotësoi dosjen sekrete që ne besojmë se do shfletohet shpejt.

 “Është i pabesë, i shet shokët sipas interesave personale, pasi është më i rrezikshëm se ata”!

Pas gjithë këtyre ngjarjeve që do të shpërthejnë shpejt, do të ishte një skenar spektakolar për SPAK-un, nëse vërtetë Sulltaneshë Olta Xhaçka po shkruan librin: “Ja si e preu në besë Yuri Kim Bablokun”!/Pamfleti

sokol pepushaj edi rama yuri kim olta xhacka

Lini një Përgjigje