TAGS-AT E JAVËS

Editorial 3 Korrik 2023, 16:14

Skandali: Si u zhyt familja e Ermonela Felajt në Drejtësinë e re?

Shkruar nga Pamfleti
Skandali: Si u zhyt familja e Ermonela Felajt në Drejtësinë e re?
Ermonela Fela me të shoqin...

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë do ta fillojë punën me Olta Xhaçkën dhe Ermonela Felajn

Burrin, kunatin dhe motrën prokurore, ndërsa vetë është nënkryetare Parlamenti. Ky është rasti flagrant i Ermonela Felajt, e cila në përgjigjen ndaj Sali Berishës në Kuvend, nuk e quajti një problem, por krenari.

Sipas saj: burri, motra dhe kunati kanë hyrë në Prokurori thjesht sepse kanë mbaruar shkollën.

Po si ka mundësi që një familje të ketë 4 anëtarë në një organ, ndërsa ka njerëz të tjerë me 10-ta e rezultate të shkëlqyeshme në universitetet më të mira të botës, e nuk i qas kush as në prokurori, e as në Gjykatë?!

Nuk ka asnjë mundësi tjetër, veçse influenca direkte apo edhe indirekte e nënkryetares së Kuvendit për familjarët e saj.

Ose Ermonela ka telefonuar apo takuar drejtuesit e KLP-së e KLGJ-së që bëjnë emërimet, ose ata drejtues e kanë bërë, duke pasur parasysh që po i bënin një nder nënkryetares së Kuvendit, që kjo e fundit kur Kuvendi të votojë për magjistratët, të lobojë për ta.

Nuk ka asnjë logjikë, asnjë justifikim që brenda një familjeje të zgjidhen kaq shumë prokurorë e gjyqtarë, dhe kjo është jo thjesht konflikt interesi që bën ‘muuuu’, por një skandal që SPAK duhet ta ndiqte, edhe nëse Felaj ka ndërhyrë duhet të ndiqet penalisht. Është në Kodin Penal të Republikës.

Po pse ka ndodhur ky skandal i madh, që as në kohën e Enver Hoxhës nuk ngjante. Quhej familjaritet, nuk kishte shans që brenda një ndërmarrjeje, qoftë edhe fabrikë tullash apo e pastrimit të qytetit, të punonin dy anëtarë të  një familjeje. Larg qoftë në systemin e drejtësisë…

Në Drejtësi, e cila natyrisht ishte ‘drapri e çekani’ i diktaturës, prokurorët e gjyqtarët ishin njerëz të izoluar nga lidhjet e krushqisë dhe nepotizmit.

Aranit Çela ka qenë njeriu që ka dënuar thuajse të gjithë armiqtë e Enver Hoxhës.

E di kush ku kanë punuar familjarët e tij? Jo!

Natyrisht ishin në vende pëllumbash, se Çela ishte i dyti pas Enver Hoxhës për influencë, Araniti të bënte gjëmën. Por nuk i kishte të punësuar në sistemin gjyqësor. Madje ka gjasa që as në juridik nuk i jepnin bursë.

Natyrisht Araniti mund të ua siguronte dhe madje edhe ta mbaronin shkollën me dhjeta, por kjo do të ishte një pikë e dobët, nëse atij- Enverit do t’i mbushej mendja t’i këpuste kokën xhelatit të tij. Se edhe ka ndodhur.

Por si ka mundësi që Ermonela e ka bërë këtë?

Sepse e ka lënë ai, i madhi. Edi Rama pra, për të futur njerëz të besuar në prokurori, për të pasur njerëz që të marrë informacion. Për të terrorizuar njerëzit e drejtësisë së re.

Ermonela Felaj është një politikane pa asnjë nuhatje, ose thjesht ka zbatuar një urdhër, duke u kthyer kështu në një argate. Pasi realisht ajo nuk do t’ja hedhë gjatë, edhe pse u mundua të mbronte pozicionin dhe familjarët e saj. Ajo i ka bërë gropën vetes në logjikën e karrierës politike, por edhe familjarëve të saj, në karrierat e tyre në drejtësi.

Kushdo njeri me ‘dy pare mend në kokë’ nuk e çon të gjithë familjen në një “ndërmarrje”, edhe pse ka pushtet të madh, pasi në një moment do t’i kthehet në boomerang. Ermonela e shkretë është viktimë, sipas të gjitha gjasave nga babëzia e saj e shfrenuar, ose ngaqë ja kanë imponuar. Nëse ajo do të ketë integritet, duhet ta tregojë publikisht pse e ka bërë këtë shkelje ligji me të dy këmbët. Pasi është juriste me përvojë, e shumë qartë e kupton se mund t’i ndodhë ndonjë armagedon familjar.

Tani, krejt e shkretë nuk është Felaj, pasi ajo ka ardhur nga gjyqësori i Sali Berishës në politikën e Edi Ramës, e më pas rehatoi familjarët e saj. Ky është thjesht nepotizëm dhe konflikt interesi, siç ka ndodhur me Xhaçkën dhe shumë ministra të Edi Ramës që nga Ilir Beqja me shokë. Rama, sipas gjasave i ka nxitur ta bëjnë këtë mëkat, që më pas t’i gjuajë me gurë, siç ka ndodhur me të gjithë shokët e bashkëpunëtorët e vet. Felaj, natyrisht që e di sidomos tani se është nën morsë, por turpi, skandali është i drejtuesve të drejtësisë së re, të cilët e kanë lejuar këtë. Duke u hapur edhe gropën vetes, natyrisht me ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë, i cili sipas të gjitha gjasave do të nisë me Felajn e Xhaçkën…Pamfleti

ermonela felaj drejtësia e re familja

Lini një Përgjigje