Po garanti i Kushtetutës, Presidenti, ku është dhe çfarë bën?!
Është për vete në hall. E ka dosjen në SPAK për ca grabitje pronash të ushtrisë në bregdet.
Pas grilave të burgut plot mistere; kemi qeveritarë, politikanë, kryebashkiakë dhe të tjerë artistë të kësaj skene që pas vetes kanë mundur të fshehin pasuritë e padrejtësisë.
Absurditeti i tejkalueshëm lehtë, pasi qeveria dhe opozita janë bashkë, vesh rrobat e një akti drejtësie, duke ju siguruar pasurinë, atyre që aksidentalisht përplasen aty.
Kafshët e politikës kanë mendjen e vet, fërshëlle sa të duash ti...
Kur shikon se sheiku Vangjush Dako po gjykohet për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion, se pse dreqin të del në imagjinatë ai maçoku që mbron miun e vet nga maçokët e tjerë. Po kalove andej të ngërdhuzet edhe ty.
Në sfidë të paradoksit është varur kalendari i pritshmërive.
Arresto një hajdut e zevenësoje me një tjetër, shkarko një jurist të korruptuar e sill aty një si ai apo më të pasur, është e pa shmangshme të mos forcohet sistemi që mban balancën në favor të korrupsionit dhe krimit shtetëror.
Të parin e Qeverisë e kemi nën hetim për dosjen kriminale McGonigal, dy shefat e opozitës, të Foltores pa vulë dhe të Vulës pa mbështetës, njërin me non-grata dhe familje sheikësh, tjetrin qesharak e pasanik.
Po garanti i Kushtetutës, Presidenti, ku është dhe çfarë bën?!
Është për vete në hall. E ka dosjen në SPAK për ca grabitje pronash të ushtrisë në bregdet.
Mushkëritë e tij funksionojnë vetëm me oksigjen antiamerikan, pasi i ngjan një të dëmtuari rëndë që kirurgut të vet i premton t’i lërë pasurinë në shkëmbim të trajtimit.
Tek trajtimi me dy standarte dhe pasurimi po ashtu, përplasen edhe germat që do apo nuk do ti, duhet t’i vendosësh në varg si fshatari qepët e të ndërtosh pyetjen; SPAK paguhet të ndëshkojë hajdutët sipas ligjit, apo t’i mbrojë nga ligji?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje