TAGS-AT E JAVËS

Editorial24 Qershor 2023, 09:25

Po Yuri Kim ç'ka, Saliu është fukara, mbledh Sadaka!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Po Yuri Kim ç'ka, Saliu është fukara, mbledh Sadaka!
Yuri Kim dhe Sali Berisha

Prokurorët dhe gjykatësit, në injorim spektakolar të sjelljeve etike e ligjore, po sillen si zogj në kafaz, në pritje të ushqimit që u lëshojnë në gojë kafshët e egra të korrupsionit...

Sali Berisha, i tmerruar nga pozicioni i ri i ambasadores Yuri Kim, si gardiane e korrupsionit për Europën në DASH, del në rrugë dhe vendos ta përdorë shpifjen si metaforë hijeshie për manipulim realiteti.

Nxjerr djallin nga shpirti, e rehaton para mikrofonave të inceneratorëve dhe ndez sirenat e alarmit përmes lajmit, unë Argita dhe Shkëlzeni jemi të varfër, më ka inat kjo...   

Ka frikë sanksionet e pronave familjare, ndaj shtiret si varfanjak.

Jo veç Saliu, po të tërë kanë të drejtë të tërbohen, të shpifin, të mbrohen, të kenë frikë nga sekuestrimi i pasurive dhe përballja me drejtësinë që i kanë dhënë formën e tyre.

Këtej ku pasuria vjen me magji dhe korrupsioni jeton në harmoni të pabesueshme me varfërinë, edhe gomari të ngjan kryetar Bashkie, edhe Tigri i Parajsave Fiskale me lepurushin, edhe Ujku i Check-upit me bariun e deleve, edhe SPAK-u me taksidarin e katundit.

Prokurorët dhe gjykatësit, në injorim spektakolar të sjelljeve etike e ligjore, po sillen si zogj në kafaz, në pritje të ushqimit që u lëshojnë në gojë kafshët e egra të korrupsionit.

Gjithë të pasurit bëjnë të varfrin.

I pari që hapi një kuti për Sadaka, është Sali Berisha. Pa kokërr leku në xhep, se ja rrufati Luli me ndihmë të Bablokut, përballoi një fushatë spektakolare në zgjedhjet e fundit, dhe Ilirian Celibashi, ende nuk ka thënë sa para mblodhi e kush ja fali.

Po Celibashi nuk e ka mendjen tek vogëlsirat. Mjaft që certifikoi vrimën e fundit, ku opozita ka shtrënguar rripin.

Pas brezit të kufizuar të opozitës, ngushticave të qiellit të zhveshur moralisht të politikës, të gjithë lënë gjithçka në të kaluarën.

Po, Saliu është, një rrokje e pasurisë. 

Asnjë fjalë të plotë ende nuk ka shqiptuar SPAK-u as për non-gratën, as për Ilir Tankun, as për Bablokun dhe as për Erion Inceneratorin. Secili sish është një rrokje e fjalës korrupsion.

Saliu është rrokja e parë që ambasadorja e ka shqiptuar me theks, dhe nënvizuar me bojë të kuqe.

Po përtej sarkazmës, madje edhe tutje paradoksit, e vërteta ngacmon çmendurinë e turrës së rreme, në rresht e me veshët hapur, si do të shkojnë punët në këtë vend të varfër e plot pasanikë?!

Shpalosja e sinqeritetit nga sirtarët e drejtësisë, ngjan mundësi kur flet ambasadorja, por edhe e vështirë kur ende SPAK-u nuk është kalues në hartimin e thjeshtë: Yuri Kim ç’ka, Saliu është fukara, mbledh Sadaka!/Pamfleti

yuri kim sali berisha

Lini një Përgjigje