Pse shqetësohen Klosi dhe shpura e tij për videon intime, ndërsa për vilën dhe pasuritë e vëna me paratë e shqiptarëve s’e vënë ujin në zjarr...
Publikimi i një tjetër video seksuale ka alarmuar kampin socialist. Pas Safet Gjicit, me pantallona nëpër këmbë doli edhe Blendi Klosi dhe kjo ka shkaktuar “tërmet”.
Videoja u shpërnda në rrjetet sociale dhe aty Klosi shihet me një vajzë bionde në momente intime. Mirëpo kjo video e ka shqetësuar shumë deputetin socialist dhe shpurën e tij, pasi kanë nisur manovrat dhe presionet për të bllokuar videon dhe komentet rreth saj në rrjetet sociale.
Publiko sa të duash afera financiare, korruptive dhe skandaloze, nuk reagon askush... Madje as i përgënjeshtrojnë fare. Korrupsionin dhe hajdutërinë e kanë ngritur në sistem...
Pyetja e thjeshtë që ngrihet është se, pse Klosi dhe njerëzit e tij shqetësohen kaq shumë për videon intime dhe nuk shqetësohen për vilën e tij luksoze në Palasë? Të gjithë janë hedhur në sulm për të ndalur bujën e videos në fjalë, por asnjë nuk u shqetësua kur “Pamfleti” publikoi vilën e Blendi Klosit në rezidencën më të shtrenjtë të rivierës së jugut.
Nuk ua ka fajin kujt deputetëve dhe kryebashkiakëve të PS që i kanë alergji pantallonat. Veprimet duhej t’i mendonin më parë, pasi posti dhe zyrat e shtetit nuk mund të shfrytëzohen për marrëdhënie seksuale me këdo që të del para. Ashtu si Klosi ka dhe shumë të tjerë në momente edhe më të sikletshme, kështu që deputeti s’ka pse shqetësohet.
Më mirë të tregojë se ku i gjeti paratë për vilat dhe banesat e tij luksoze, pasi për ato mund t’i duhet të japë llogari. Aty janë përdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe mund të vijë dita që SPAK të trokasë në derë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje