TAGS-AT E JAVËS

Editorial17 Qershor 2023, 09:55

Jeta e 1 kryebashkiaku në 3 minuta video

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Jeta e 1 kryebashkiaku në 3 minuta video
Edi Rama dhe kryetarët e videove erotike

Të gjithë e dimë, se po dënojmë ashpër vetëm një moment aksidental nga jeta e 1 kryebashkiaku në 3 minuta video...

Vetëm 3 minuta u filmua Safeti, nuk u bë qameti...

Një sekuencë nga jeta e tij, arriti të alarmojë orvatjen komplekse të prostitucionit në zyrat e shtetit.

Edhe pse kemi fakt vetëm 3 minuta, një moment të skllavërimit poshtërues të ndjenjave, në mungesë të plotë të respektit ndaj vetvetes dhe dinjitetit të zyrës së shtetit, mjafton për alarm publik.

3 minuta nuk e zënë turpin e fenomenit.

S’gjen nga ata që nuk e dinë, se në zyrat e shtetit dominon tendenca e interesit personal, imoraliteti, degjenerimi.

Asnjë zyrtar nuk do mund të ishte i pasur me një rrogë që nuk mjafton as t’u blejnë parfume të dashurave, nuk do ishte hamshor nëse simptomat e një epidemie të vërtetë nuk do vegjetonin në kushtet e përligjies.

Edhe vetë ligji është i dobët përballë dobësive.

Ai ngrihet në këmbë vetëm kur argëtimi i zyrtarit kthehet në torturues për të, pra, kur bëhet me njollë të madhe, ndaj ndëshkimet janë më të lehtat e mundshme.

Që u nxi një çikë slogani i Bablokut “kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, përveçse çështje interpretimi, ndoshta duhet vlerësuar si dukuri frustrimi e dhunimi.

Femrat e zyrave, e kanë të vështirë jo vetëm të çelin dyert, por edhe të vishen jashtë shijeve të shefit.

Ç’ekulibri shoqëror nuk është i rrezikuar vetëm për shkak të imoralitetit në 3 minuta të një zyrtari, po prej interpretimit të gabuar, “u kap ky”, u mbyll kapitulli.

Përmbajtja e leksioneve porno për zyrtarët, nuk mund të kalohet si një melodi fyelli, gërnete apo tallavaje.

Po pjesa tjetër e jetës së kryetarit të Bashkisë që nuk e kemi në video, apo e gomarëve që nuk janë më të pa takat se ky, cila është?!

Sado ta tundim këtë ngjarje, nuk jep tjetër yndyrë. Të gjithë e dimë, se po dënojmë ashpër vetëm një moment aksidental nga jeta e 1 kryebashkiaku në 3 minuta video. / Pamfleti

safet gjici kryebashkiaku 3 minuta video

Lini një Përgjigje

Editorial