Është lojë me hile si krehja e bishtit të Bablokut, si veshja me të zeza ditën që Yuri Kim merr detyrën në DASH...
Olta Xhaçka, pritet të skandalizojë jo vetëm politikën në një të ardhme jo të largët, por edhe të djeg petët e lakrorit në dosjen e famshme McGonigal-Rama.
Ç’tu desh o Olta, t’i fusësh gishtat aty, në aferën korruptive të portit të Sarandës, e pastaj si e ndershme, të kërceje si çafkë mbi mikrofon e të numëroje ditët e ambasadores amerikane?!
Fiks atë çast, dikush që e di se diplomatët luajnë me disa porta, se shumë herë një goditje këndi ka më vlerë se një gol, nisi të t’i numërojë ditët mbrapsht.
Së prapthi në fakt, i kanë hipur gomarit të Nastradinit rilindas të gjithë, jo për gjë, por se besonin në vazhdimësinë e kësaj epoke ku mund të vjedhësh, por jo të llapësh.
Kot nuk thonë, ‘goja llap e shpina dap’.
Teksti unik i mafias, nuk duron asnjë germë me substancë provokuese, pasi rrezikohet çbllokimi i kodit.
Kodi i prerjes së degëve të qeverisë është dinamikë e dinakërisë.
Normalisht, ne e kemi thënë çdo ditë me zë të lartë, se ky SPAK-u ku ambasadorja e vuri veton, nuk është ai modeli që degëve të pa shëndetshme të qeverisë u vëndoste stampën, pastaj Babloku merr masat dhe i kastron vetë. Informacioni për arresime VIP, sot nuk del lehtë nga SPAK.
Okta Xhaçka, që ka veshur kostumin e zi, gjithsei, ka marrë dy lajme të zeza.
Ambasadorja Yuri Kim është shpallur zyrtarisht zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit, duke nisur nga 10 korriku, kurse ajo vetë, edhe pse është njëra nga degët e qeverisë që ka prodhuar aq fruta, do të shqyhet, pasi nuk i mban dot.
SPAK-u ja ka numëruar jo vetëm kokrrat, por deri edhe farat, lulet e tulet e korrupsionit familjar, sa argumentimi i justifikimit është plot vrima ku ngulen akuzat për korrupsion me fondet publike.
Sinteza e lidhjeve shpirtërore të SPAK-ut me mafien, sot është në nivelin më të lartë të “pafytyrësisë” sipas hajdutëvë që u është ngitur “flamuri” për pozicion jashtë loje.
Është lojë me hile si krehja e bishtit të Bablokut, si veshja me të zeza ditën që Yuri Kim merr detyrën në DASH. Bablokut nuk ja ndjen fare edhe pse ndjenjat për dosjen Mc Gonigal ja ligështojnë gjendjen ca. Për fund, derisa edhe Babloku të ketë të njëjtin destinë, sa kohë nuk kemi ende opozitë, duhet të pranojmë se, edhe nëse i priten gjithë degët, rrënjët i ka të thella, sa Saliu.
Prandaj mos vajto Olta, mos prit gjë nga Babloku, nisu për SPAK, bëju gati për kthim të gjësë së vjedhur!/Pamfleti
Lini një Përgjigje