TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Mars 2023, 14:19

Pse SPAK nuk heton vilën e Blendi Klosit në emrin e Shakohoxhës në Palasë dhe shtëpinë 368 m2 te Liqeni siç po heton pasurinë e Ahmetajt

Shkruar nga Pamfleti
Pse SPAK nuk heton vilën e Blendi Klosit në emrin e Shakohoxhës
Blendi Klosi dhe dritan Shakohoxha

SPAK po heton pasuritë e ish ministrit Arben Ahmetaj nën dyshimet e pastrimit të parave dhe kamuflimit të tre vilave dhe dy apartamenteve në emrin e njerëzve të afërt.

Nëse Arben Ahmetaj ka fshehur vila dhe ka pastruar para, të përgjigjet para drejtësisë dhe t'i nështrohet ligjit penal, por a do ta zbatojë SPAK parimin e barazisë para ligjit dhe ndjekjen e parave edhe për ministrat dhe ish ministrat e tjerë.

Që hetimet për Ahmetajn të mos jenë selektive dhe të mos kthehen në gjueti shtrigash, SPAK duhet të hetojë edhe ish ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ka fshehur vila dhe apartamente në emrin e miqve të tij, të cilët nuk janë subjekte të deklarimit të pasurive.

Nëse SPAK po dëgjon për herë të parë për pasuritë e fshehura të Blendi Klosit, po sjellim në vëmendje disa fakte.

Blendi Klosi jeton në apartamentin numër 81, me sipërfaqe 368 m2, në katin e 12, në palkatin Park Gate, pranë Parkut të Liqenit, përballë Fakultetit Ekonomik.

Nëse SPAK dhe BKH shkojnë tani të trokasin, do të gjejnë Blendi Klosin dhe plaçkat e tij në këtë apartament luksoz, që kushton mbi 700 mijë euro.

Këtë shtëpi, Klosi nuk e ka deklaruar në ILDKPKI. Nuk ka deklaruar as qira dhe asnjë raport tjetër me këtë pasuri. Klosi e ka fshehur këtë pasuri pasi nuk e justifikon dot me para të ligjshme. Kjo pasuri është një gjurmë sfiduese korrupsioni.

Vila nr. 69 në kompleksin “Green Coast” në Palasë është gjithashtu e ish ministrit Blendi Klosi. Vila ka shtesa pa leje, punime cilësore ndryshe nga vilat e tjera, mermer të shtrenjtë, ndërsa vetëm mobilimi i saj kushton sa një vilë e zakonshme.

Pse SPAK nuk heton vilën e Blendi Klosit në emrin e Shakohoxhës

Këtë vilë, Blendi Klosi, e ka fshehur në emrin e mikut të tij, Dritan Shakohoxha. Si Klosi, ashtu edhe Shakohoxha, nuk kanë asnjë mundësi për të mbuluar me të ardhura të ligjshme vilën nr. 69.

Vila nr. 69 e Blendi Klosit është produkt i aferave të tij korruptive dhe favorizimeve kur ishte ministër. Nëse Altin Dumani dhe BKH-ja, e kanë seriozisht luftën kundër korrupsionit, të hetojnë këto dy pasuri, kush jeton në to, kush ka paguar faturat  e energjisë elektrike, kush i ka mobiluar, kush i ka blerë, si janë blerë, si dhe të pyeten fqinjët./Pamfleti (Vijon...)

blendi klosi vila arben ahmetaj shakohoxha palasë

Lini një Përgjigje