Nuk e di akoma nga do i vijë fundi; nga dhëmbët e qenve, të tigrave, ujqërve, të ndonjë gomari që ende rri urtë, apo nga dosja McGonigal...
Babloku tashmë është mes zagarëve dhe qenve që nuk i lehin as SPAK-ut, as opozitës, as gomarëve, as fatit të tyre, por të zotit. Jo se i ka lënë pa ushqim, por se kërkon t’i lidhë me hekura e ata nuk i binden. Është lukuni e madhe, e tërbuar, që e nevrikos, e nxjerr nga lokacioni i logjikës, ia ndez gjakrat e mendimeve përpara lëkundjeve të botës së padrejtë që kërkon transparencë pasurie për gjithë këto kafshë grabitqare.
Luftërat dhe sakrificat e Bablokut kanë vdekur...
Ditën mes zagarëve dhe natën mes ëndrrash të tmerrshme, lufton me triumfin e rrymave të Rrajave, fiksimet e fandaksura të Taulant Ballës e fantazmat me Peshq, Tigra dhe Ujqër.
Që Taulanti u dogj pa u pjekur dhe u ngjall pa u kryqëzuar në kryq të drejtësisë, nuk është shembulli që frymëzon as mjeranët, as të shtypurit, as delet e gomarët, as qentë që lehin studiove televizive dhe bunkerëve të shtetit në përkujdese për etiketat që media e lirë u damkos hajdutëve.
Vlerat e theksuara të pavlefshmërisë së Bablokut për tufën e madhe të zagarëve endacakë, apo përkrahja e mbështetja e një kopeje të vogël kur nuk ka ngacmim mosfunksionimi normal, janë divergjenca dhe evidenca e horizonteve që trembin.
Babloku ka në dorë vetëm “armët” e pasigurisë, ku edhe shpresat i janë bërë shpërthime që tërbojnë më keq zagarët e pushtetit që tashmë nuk e ndërrojnë as me mish gomari.
Saliu dhe Iliri nuk ja largojnë dot egërsirat, se kanë hallet e veta e ditët të numëruara, ndaj Babloku nuk ka të pastër aq Qiellin mbi kokë, as Tokën nën këmbë.
Është vërtetë keq, ecën kuturu, të bëhet ç’të bëhet, të dalë ku të dalë. Maja e fitoreve i është bërë shkurre e qentë dikur besnikë, tashmë fshihen pas çdo kaçube, të gatshëm ta kafshojnë.
Nuk e di akoma nga do i vijë fundi; nga dhëmbët e qenve, të tigrave, ujqërve, të ndonjë gomari që ende rri urtë, apo nga dosja McGonigal.
Ajo që dihet si një e një bëjnë dy, është se në rrugën e mbrapshtisë qeverisëse përmes xhunglës plot korrupsion, sinjalet e sensorëve nuk pushojnë së këlthituri, erdhi dita e bekuar, ajo që pritet nga gjithë shqiptarët, Edi Ramën po e shqyejnë zagarët e vet./Pamfleti
Lini një Përgjigje