TAGS-AT E JAVËS

Editorial18 Korrik 2023, 17:53

Inceneratorët po “ia heqin shkallën” pushtetit të Edi Ramës

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Inceneratorët po “ia heqin shkallën” pushtetit të Edi
Edi Rama

Paratë pa adresë dhe adresat e çdo vile, resorti, pasurie, sfidojnë fatin e çuditshëm deri në papërshkrueshmëri se si po shkërmoqet kasta, se si ndërron humori në parajsën e ambicies, se si Babloku hipë lart të vjedhë e amerikanët i heqin shkallën...

Qeverisë hajdute po i shkundet fati, po i bien një nga një ministrat, deputetët, krye bashkiakët dhe po i shpiken ‘gjinjtë’ e modelit modern; pasi të vjedhësh, mbylli derën viktimës.

Kështu ka ngjarë me hipotekat. Pasi organizata kriminale grabiti me ligj pronat e mbi 90 për qind të shqiptarëve, i mbylli për fare ato. Sot regjistrin e pronave e menaxhon hajduti  që as ja shikon fytyrën, teknologjia digjitale, interneti.

Nëse shqiptarët zemërohen e nisin dalin rrugëve, hajdutët e pushtetit ngrejnë lart portretin e Edi Ramës; ata të opozitës portretin e Sali Berishës, se të dyja këto familje përdorin kodet e vjetra si në ofensivë ashtu edhe në difensivë, ku çarku zë fatet, sheshon shëmtitë, palos dyndjet, sterilizon ndjesitë.

Askujt nuk ja ndjen që inceneratorët përditë vjedhin taksat për punë që nuk bëjnë.

Përlyerja në hajdutëri nuk skuq fytyrën e asnjërit.

Ata që kanë liri me tepricë, nuk ngopen kurrë me hajdutëri. Shkallët e pushtetit po bëhen ç’orientimi i shtetit që sot ngjan me një satelit në ajër që nuk i bindet pultit komandues.

Ai që nuk ka fare bateri, që e ka lënë truri, ka ngelur diku në një binar të ballkonit të Ballkanit, andej ku bandat i fshihen Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Joe Biden për luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar shtetëror.

Inceneratorët që vjedhin publikisht dhe pritja për lajme publike nga hetimi i dosjes McGonigal, i kanë hequr shkallën nën këmbë Bablokut që kohët e fundit ka lëshuar patronazhistët në mbrojtje të kaptinës për deri atje ku ai deklaronte, në sportelet e ambasadës amerikane.

Atje, pajisen me viza hajdutët, maskarenjtë, patronazhistët që u jepet liri të fshehin pasuritë e vjedhura. I ka futur aty të njohin e seleksionojnë kë duan dhe të prishin edhe radhën, që është rregulli i parë.

Nëse dikujt i bie radha tek “lëndina” pesë, ku mund të jetë një “lopë” bardhoshe, ajo të gjuan me shqelma e të thotë: Babloku ka caktuar gjashtën për ty.  Shkon tek gjashta dhe gjen një majmuneshë plakë që i ka plot me flori putrat. ‘Çita’ kacavirret në degë të një patronazhisti që bën ç’ti thotë Babloku. Pra në çdo skutë, qeveritarët hajdutë kanë instaluar klanet e veta që media e pa shitur duhet t’i çmontojë.

Këto skema të ndyra kanë persekutuar e vjedhur shqiptarët, që ende shkallët e skenave i heqin dhe i vendosin sipas interesave mafioze.

Babloku ka hipur aq lart për të vjedhur, sa çdo sy që shikon, e dallon se ka ngelur kacavjerrë e poshtë ka vetëm shkallë ajri.

Ashtu, i shkalluar, pret ta ndihmojnë të zbresë me këmbë në tokë Sali Berisha dhe Ilir Meta, por aksidentalisht edhe këta janë varur në çengel të SPAKUT.

Altin Dumani, po ju peshon pasuritë dhe qypat me florinj, qe të mos humbë asnjë cent.

Paratë pa adresë dhe adresat e çdo vile, resorti, pasurie, sfidojnë fatin e çuditshëm deri në papërshkrueshmëri se si po shkërmoqet kasta, se si ndërron humori në parajsën e ambicies, se si Babloku hipë lart të vjedhë e amerikanët i heqin shkallën./Pamfleti

inceneratorët pushteti i edi ramës

Lini një Përgjigje

Editorial