
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në kritika të forta ndaj ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Sipas tij, ai ka lidhje me krimin, teksa tha se të gjithë ministrat përdorin telefona të kriptuar sepse kanë frikë mos përgjohen.
“A mund të imagjinoni ju ministra apo edhe me lart me telefona të kriptuar sky…. Atëherë do ta kuptoni ju se pse ai zgjedh Ballën në Ministrinë e Brendshme, me të lidhurin me bandat dhe me krimin.
Edi Rama, pse e beri sepse, ai është i lidhur. I bëj thirrje KE të ndihmojnë këtë vend pasi përditë ky vend bëhet më i rrezikshëm dhe për vendet tuaja. Cili nga ju ka porositur vrasje avoketërish. Cili nga ju është akuzuar se fut hundët për të fituar banda tendera.
Si more u vutë shqiptarëve një njeri të tillë. E patë ju se dy vite me parë shkoi dhe e liroi Rrexhep Rrajën nga komisariati dhe tani Rrajet e vunë minister.
Është dramtaikë kjo që bëni. Sigurisht Edi Rama i bënë se ka mbështetje por ajo gradulisht kjo mbështetje po gërryhet. Flitni sot për vilat e Ahemetajt e nuk thoni asnjë fjalë për vilën e Edi Ramës”, tha ai.
Lini një Përgjigje